KEDS Energy

  • Konkurse : 0
  • Pozita : 0

Telefoni:

0800 791 00

Rreth punëdhënësit

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak ka nisur operimet më 8 maj 2013. Në bazë të licensave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a.numëron afro 2000 punëtorë, të cilët janë të përkushtuar që t’iu shërbejnë me profesionalizëm e integritet të lartë të gjithë qytetarëve të Kosovës, me fokusin e vetëm - për të siguruar zgjidhjet më të mira të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët. KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira te gjitha linjat e energjisë elektrike të tensionit të mesëm, tensionit të ulët dhe trafostacionet përkatëse me stabilimentet përcjellëse.