Praktikant/e Vizualizues Arkitektonik 3D në Simbol Group

Simbol Group
E skaduar

Kompania Simbol Group ka një mundësi praktike të disponueshme për një/e praktikant/e Vizualizues Arkitektonik 3D për të punuar në ekipin tonë në Ferizaj, Kosovë. Kjo është një rast i shkëlqyeshëm për të fituar përvojë në fushën e arkitekturës dhe dizajnit, duke punuar në projekte të rëndësishme dhe inovative.

Detyrat kryesore të kandidatit do të jenë:

  • Asistimi në krijimin e vizualizimeve 3D të projekteve arkitektonike, duke përdorur softuerë si 3ds Max, V-Ray, ose softuerë të ngjashëm.
  • Bashkëpunimi me ekipin e projektimit dhe arkitektët për të përmirësuar cilësinë dhe detajet e vizualizimeve 3D.

 

Kërkesat e punës:

  • Njohuri në përdorimin e softuerëve të vizualizimit 3D, si 3ds Max, V-Ray ose/dhe Lumion, ose/dhe softuerë të ngjashëm.
  • Interes dhe dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në fushën e vizualizimit arkitektonik 3D.
  • Aftësi për të punuar në një ambient ekipor dhe për të komunikuar efektivisht me anëtarët e tjerë të ekipit.
  • Vullnet për të punuar me precizion dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi organizative dhe përkushtim ndaj punës.

Për të aplikuar për këtë pozicion, lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe Porfolio në adresën tonë të emailit: jobs@simbolgroup.com

Afati i fundit për aplikim është 30 Qershor, 2023.

Ju lutemi të shënoni në subjektin e emailit "Aplikim: Praktikant/e Vizualizues Arkitektonik 3D".

Ju faleminderit për interesin tuaj në Simbol Group. Ne do të shqyrtojmë aplikimet dhe do të kontakojm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

“Kjo praktikë do të ju ofrojë një mundësi të shkëlqyeshme për të zhvilluar njohuritë tuaja në fushën e arkitekturës dhe dizajnit, duke punuar në një mjedis profesionist dhe mbështetës. Ne do të jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në përparimin tuaj dhe të ju japim mundësi për të mësuar nga specialistët tanë të përvojshëm.”

Shpallja ka skaduar