Inxhinier/e

A dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë rajonale më të suksesshme në ndërtimin e infrastrukturës së Data Qendrave dhe të Telekomunikacionit?

 

Kompania Prompt International, pjesë e grupit Prompt, është kompani liderë në rajon në dizajnimin, projektimin dhe realizimin e infrastrukturës së Data Qendrave dhe të Telekomunikacionit, dhe e vetmja me ekspertë të certifikuar nga Uptime Institute për dizajnimin e Data Qendrave. Si distributorë ekskluziv   i kompanisë amerikane Vertiv, e cila është prodhuesi numër një në botë për produkte të infrastrukturës, Prompt ka realizuar me sukses Data Qendrat më të mëdha dhe më moderne në rejon.

 

Për shkak të rritjes së vëllimit të punës si dhe për të ruajtur kualitetin e lartë të kompanisë, ftojmë inxhinieret të konkurojn për këto pozita :

 

  1. Inxhinier/e të diplomuar në Inxhinieri Elektrike 
  2. Inxhinier/e të diplomuar në Inxhinieri Mekanike

 

 

Përgjegjësitë:

 

Asistim në përgatitjen e projekteve të infrastrukturës së Data Qendrave

Asistim në dizajnimin e Data Qendrave

 

Kërkesat për punësim:

 

Nivel i VI (Bachelor) i edukimit në lëmin e Inxhinieri elektrike apo mekanike

Njohja aktive e gjuhës angleze

Njohja e mirë e aplikacionit AutoCad

Aftësia e punës në ekipe ndërkombëtare

Aftësi të mira të komunikimit

Gatishmëri për shkollim të mëtutjeshëm dhe zgjerim të njohurive

 

Ofrojmë:

 

Kandidatëve të përzgjedhur ju ofrojmë punësim për kohë të pacaktuar, me punë provuese 6 muaj, punë me teknologjitë më të reja, mundësi punësimi në kompani ndërkombëtare dhe mësim të vazhdueshëm. 

 

Nëse e keni identifikuar kualitetin e lartë të kompanisë tone dhe të juaj, ju ftojnë të dërgoni ofertën e juaj për punë (CV dhe një letër motivuese) në jobs.kosovo@prompt-int.com deri me 30.04.2021.

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur potencial do të ftohen në intervistë.

 

Prompt International ofron mjedis dhe kushte të mira të punës :

Punë në lëmin e IT që ka rritjen më të madhe

Kujdes për shëndetin (sigurim shëndetësor) dhe mirëqenien e të punësuarve

Orar fleksibil të punës

Punë ekipore brenda kompanisë dhe në kuadër to grupit Prompt

Zhvillimi i potencialit dhe mundësia e përfitimit të njohurive të reja (trajnime jashtë shtetit)

Informimi i rregullt it ë punësuarve dhe kyçja në vendimmarrje

Orientimi në rezultate dhe njohja e sukseseve

Pagë mbi mesataren e industrisë përkatëse

Funksionim në bazë të standardeve dhe vlerave ndërkombëtare

Shpallja ka skaduar