Administrator/e, Arkatare Administrative

Viva Fresh Store 
KONKURS PUNE -ZYRA QENDRORE - LIPJAN 
 

-ADMINISTRATOR/E 

-ARKATARE ADMINISTRATIVE 
 

DETYRAT KRYESORE: 
Administrator/e: 
• Pranimi i porosive nga departamenti i shitjes dhe delegimi i tyre te punëtorët për përgatitje. 
• Koordinimi me ekipin për të siguruar që çdo porosi të përgatitet sipas kërkesave. 
•Organizimi i dokumentacionit të nevojshëm për dërgesat, përfshirë faturat e ngarkesës dhe dokumentet e shoqërimit. 
• Menaxhimi i regjistrave të inventarit dhe përditësimi i tyre në sistemet e menaxhimit të të dhënave. 
• Mbajtja e regjistrave të sakta të të gjitha porosive të pranuara, të përgatitura dhe të dorëzuara. 
 

Arkatare Administrative 
• Përpunimi dhe barazimi i pagesave të cash-it nga transaksionet ditore. 
• Sigurimi që të gjitha pagesat e pranuara të përputhen me faturat e shitjes dhe të regjistrohen në sistemin e kontabilitetit. 
• Mbajtja e një regjistri të saktë dhe të azhurnuar të të gjitha transaksioneve cash dhe raportimi i çdo mospërputhjeje tek menaxhmenti. 
• Përgatitja e raporteve të përditshme, javore dhe mujore për menaxhmentin që pasqyrojnë performancën financiare dhe mospërputhjet e mundshme. 
 

Kualifikimet: 
• Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, i preferuar shkollimi Bachelor 
• Njohuri të programeve kompjuterike Microsoft 
• Përvojë relevante e punës në fusha të ngjajshme : 
•Aftësi të forta komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet e brendshme. 
• Përkushtim dhe etikë në punë. 

Çfarë ofrojmë: 
• Pagë konkurruese dhe mundësi për bonuse bazuar në performancë. 
• Ushqim dhe transport vajtje-ardhje. 
• Sigurim Shëndetësorë. 
• Trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e aftësive dhe zhvillimin profesional. 
• Mundësi për avancim brenda kompanisë. 
• Mjedis pune miqësor dhe mbështetës. 
 

Aplikimi:

Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com ose kliko në linkun e mëposhtëm: https://vivafresh-rks.com/aplikimet/aplikimi-i-pergjithshem/ ose kontakto në numrin 049 998 442 
(E Hënë deri të Premten nga ora 08:00-16:00)

Aplikoni këtu: Shpallja ka skaduar