Agjent i Shitjes HORECA

Viva Fresh Store
29 ditë të mbetura

KONKURS PUNE 
AGJENTI SHITJES HORECA-PRISHTINË 
 

Kompania jonë po kërkon të punësojë një Agjent të Shitjes HORECA për të zhvilluar dhe mirëmbajtur marrëdhëniet me klientët nga sektori HoReCa (hotele, restorante dhe kafene). Roli përfshin promovimin dhe shitjen e produkteve tona, si dhe sigurimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.

 
Përgjegjësitë Kryesore: 
• Krijimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientët në sektorin HORECA. 
• Identifikimi i mundësive të reja të shitjeve dhe zhvillimi i tregut. 
• Prezantimi i produkteve dhe ofertave te klientët ekzistues dhe të rinj. 
• Negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve të shitjes. 
• Përgatitja e raporteve të shitjeve dhe analizimi i tregut. 
• Sigurimi i mbështetjes dhe informacionit për klientët lidhur me produktet. 
 

Kualifikimet dhe Aftësitë: 
• Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në sektorin HORECA. 
• Njohuri të mira të tregut dhe të industrisë HoReCa. 
•Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim. 
• Orientim drejt arritjes së objektivave dhe rezultateve. 
•Patentë shoferë (kategori B). 
 

Aplikimi: 
• Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com ose në linkun e më poshtëm. https://vivafresh-rks.com/aplikimet/apliko-per-administrat/

 

I hapur deri 15.01.2024 

Aplikoni: