Agjent Doganor - Shpediter

AutoMita shpk
E skaduar

Dëshironi të jeni pjesë e stafit të kompanisë vendore lidere në auto industri?

Kompania jonë po zgjërohet dhe si rezultat ju keni mundësinë të aplikoni tek Auto Mita dhe të bëheni pjesë e kompanisë përfaqësuese të brendeve lidere botërore (Renault, Dacia, Nissan & Volvo).

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të cilët i plotësojn kushtet e cekura më poshtë të aplikojnë duke dërguar CV-në tuaj përmes email-it hr@automita.com .

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Lajmëron tranzitet për dërgesat e kompanisë.
  • Tarifon mallërat gjatë importit dhe eksportit dhe bënë kontrollimin e dokumenteve doganore.
  • Përpilon dhe dorëzon deklaratat doganore.
  • Pëcakton detyrimin financiar doganor të subjektit në përputhje të plotë me kodin doganor dhe dispozitat e tij.
  • Ndjek fizikisht deklaratën pranë sektorëve të ndryshëm të degës së doganës, më konkretisht sektorin e fizikut, të vlerës dhe të regjimeve.
  • Përfaqeson subjektin në rastet kur dogana vendos për të kontrolluar ngarkesën që është në proces zhdoganimi.
  • Merr pjesë në inspektimin doganor të mallrave.
  • Paraqet dokumentet pranë organeve të inspektimit.
  • Kryen shërbime tjera të përfaqësimit doganor në emër të kompanisë.
  • Të jetë komod me punën nën presion të kohës.

 

Specifikat e punës:

  • Të ketë të përfunduar fakultetin e drejtimit doganë dhe shpedicion ose ekonomik.
  • Të ketë minimum tre vite përvoj pune.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
  • Të ketë aftësi të vendimmarrjes në procese të zhdoganimit.
  • Të ruaj dhe mbroj konfidencialitetin e informacioneve të kompanis.
  • Të punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interes të kompanis.
  • Të zotëroj aftësi të mira në përdorimin e paketës Office dhe programeve kompjuterike.
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B.
  • E preferuar të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Shpallja ka skaduar