Agjent i Shitjes Online

AZTECH
E skaduar

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri. 
Aktualisht Aztech Shpk për zyrën qendrore kërkon të rekrutojë: 
 

  • Agjent i shitjeve Online (2 pozita) 
     

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Monitoron aktivitetet e përditshme të platformës E-Commerce dhe kontribuon në rritjen e performancës së përgjithshme.
  • Përgjegjës për komunikim me klient përmes platformës E-Commerce dhe kanale komunikimi përcjellëse për të kryer këshillim dhe shitje. 
  • Vendos përmbajtën e nevojshme të artikujve dhe kampanjave sipas planit, 
  • Përgjegjës për organizimin e procesit të liferimit të artikujve në kordinim me menaxherin e logjistikës, 
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi. 
     

Kualifikimet:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë, 
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter, 
  • Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante në shitje, 
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar, 
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve, 
  • Preferohet leje e vozitjes (kategoria B), 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët. 
     

Ne ofrojmë: 

  • Orar fleksibil të punës, 
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar, 
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional, 
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe 
  • Pagë konkurruese. 


Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/ 
 

Afati për aplikim deri me datë:21.09.2020. 
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Shpallja ka skaduar