Agjent Marketingu Rajonal

Agjent Marketingu Rajonal

Gjinia: Femer


Sidi Education Kosovë dhe Maqedoni e Veriut
 

Sidi Education Kosovë në kuadër të Sidi Group është rrjeti më i madh i shkollave për Gjuhë të huaja dhe aftësim në rajon si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Ndër të tjera Sidi Education është Distributor i autorizuar i Shtëpive botuese me renome botërore për tekstet e gjuhëve të huaja.


Pozita: Agjent Marketingu për Rajonin e Kosovës dhe Maqedonisë

 

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Promovimi dhe prezantimi i teksteve të gjuhëve të huaja (kryesisht gj.angleze), në Shkolla Private dhe Publike, Kurse të Gjuhëve të Huaja, Institucione Arësimore, etj.;
  • Promovimi dhe prezantimi i teksteve të kompanisë në tërë territorin e shtetit të Kosovës dhe të Maqedonisë (pjesën e banuar me shqipëtar).
  • Hulumtimi i tregut;
  • Vizita klientëve potencial dhe mirëmbajtja e klientëve aktual;
  • Siguron marrëveshje të reja me klient për furnizim me tekste të gjuhëve të huaja;
  • Orientimi i klientëve dhe informimi i nevojshëm;
  • E gatshme për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit në kuadër të punës;
  • Sipas kërkesës dhe nevojës kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës;



Kriteret personale dhe profesionale:

  • E motivuar, ambicioze dhe energjike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikative dhe prezantuese;
  • E aftë dhe e gatshme të punojë në ekip dhe nën presion;
  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gjuhës Angleze (e preferuar), Marketing apo në fusha të ngjashme (opsionale);
  • Patent shofer të kategorisë B (Obligative)
  • Njohje e shkëlqyer gjuhës Angleze obligative në komunikim dhe prezantim;
  • Njohja e gjuhëve të tjera si ajo Gjermane, Franceze, Italiane apo edhe gjuhëve tjera është e mirëseardhur dhe konsiderohet si kualifikim shtesë;


Konkursi është i hapur prej datës 20 Janar 2020 deri më 31 Janar 2020.

Intervista do të zhvillohet në dy faza.

Kandidatët e përzgjedhur për Intervisten njoftuese duhet të paraqiten në Zyrën Qëndrore Rr.Tring Smajli 6/4 kati i II-të (mbrapa Swiss Diamond konkretisht përballe Kompanisë së Sigurimeve Elsig)

Të gjithë të interesuarat që duan të jenë pjesë e Kompanisë Sidi Education Kosovë ju ftojmë të i dërgoni CV-të tuaja së bashku me një foto në e-mail adresën a.doda@sidigroup.al

Suksese

Sidi Education – Sidi Group

Shpallja ka skaduar