Kompania "OFFICE1KOSOVA" u themelua në vitin 2005, me idenë për shitje të produkteve të shkollës dhe zyrës me shumicë për tregun e Republikës së Kosovës. Në fund të 2005 Kompania jonë bëhet Agjent ekskluzivë i disa brendeve të njohura botërore si: Pelikan, Herlitz, A.Hausmann Gmbh, OfficePoint, Spirit, Cassa, Globox etj.
Deri sot, ne jemi përkushtuar për zhvillimin dhe afirmimin e emrit të Kompanisë sonë në tregun me shumicë, duke krijuar raporte konktraktuale me shumicën e Institucioneve Qeveritare, Organizatat Jo Qeveritare dhe Rrjetin e Supermarketeve në tregun e Republikës së Kosovës. Aktualisht OFFICE1 KOSOVA kërkon të rekrutojë shitës dhe praktikant te shitjes me orar të plotë.
Nga kandidati/ja kërkohet të jetë ambicioz/e, të jetë i/e shkëlqyer në bashkëpunimin me klientët dhe me stafin, të ketë energji pozitive, të jetë dinamik/e - kreativ/e. Të gjithë të interesuarit/at të dërgojnë CV - në e tyre në e-mail: sales@smardonline.com
OFFICE1 Kosova ofron:
Trajnim intenziv dhe të vazhdueshëm me standarde dhe kualitet global për kujdes ndaj konsumatorit;
Mundësi zhvillimi profesional;
Kushte të mira të punës;
Ambient familjar në punë;
Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
Mundësi reale të zhvillimit profesional.
Kualifikimet:
· Fleksibil/e dhe i/e shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
· Njohuri bazike në kompjuter dhe produkteve që shet kompania;
· Preferohet patentë shoferi (kategoria B);
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: office1kosova@hotmail.com sales@smardonline.com
Apliko tani dhe dergoje CV-në tënde, për një mundësi të shkëlqyeshme në zhvillimin e karrierës tuaj.
Office1 kosova
E-mail: sales@smardonline.com
Nr tel: 045 50 22 06
Shpallja ka skaduar