Agjent/e të Patundëshmerive

Në kuadër të misionit për zgjerim të kompanisë dhe sjelljes së risive në tregun e patundëshmerive, Telegrafi Real Estate hap konkurs për 5 pozita për Agjent/e të Patundëshmerive, ku do të angazhohen në përmbushjen e nevojave të kompanisë.

Përgjegjesitë:

  • Prezantimin e kompanisë dhe produkteve që ofrojmë
  • Të hulumtojë tregun, vizita në teren për të gjeneruar sa më shumë kontakte dhe prona të reja për listim
  • Identifikimin e klientëve potencial, dhe përgaditjen e ofertave
  • Menaxhimin e kërkesave të klientëve dhe prezantimin e ofertave
  • Ndërmjetësimin dhe permbylljen e marrëveshjeve Shitje/Blerje/Qira të pasurive të paluajtëshme
  • Menaxhimi i kontakteve dhe takimeve për klientët përsonal
  • Të mbani kontakt të vazhdueshëm me menaxherin mbikqyrës


Kriteret: 

  • Të ketë të kryer arsimin e lartë
  • Preferohet të ketë eksperiencë në shitje apo në fushën e patundshmërive së paku 2 vite
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese & negociuese si dhe të jetë ambicioz/e
  • Të njohë programet bazë në përdorimin e kompjuterit ( preferohet njohuri bazike për sistemin CRM )
  • Të disponojë patentë shofer
     

Ju përfitoni:

  • Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë
  • Anëtarësim falas në palestër
  • Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
  • Voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore
  • Zbritje speciale në librarinë Dukagjini
  • Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet)

 

Të interesuarit mund të aplikojnë direkt përmes platformes apo mund të dërgojnë CV në emailin: realestate@telegrafi.com

Kandidatet e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Rreth Telegrafi Real Estate:

Telegrafi Real Estate është iniciativë e re në treg, duke ofruar një dimension të ri në botën e patundshmërive. Si pjesë e Portalit Telegrafi si mediumi më inovativ, kredibil dhe më i lexuar në vend, Telegrafi Real Estate ka ardhur si format ndryshe me mënyra inovative të reklamimit dhe ndërmjetësimit, ku gëzon mbështetje teknike nga nje ekip i madh me eksperiencë dhe profesional.

Shpallja ka skaduar