Anketues/e në Terren

Valicon
13 ditë të mbetura

Konkurs për Anketues/e në Terren

Pozita: Anketues/e në Terren

 

VALICON Kosova D.O.O është në kërkim të anketuesve për angazhim në projekte të ndryshme në të gjitha komunat e Kosovës. Anketuesit e përzgjedhur do të jenë përgjegjës për realizimin e anketave në komunat ku banojnë.

 

Përgjegjësitë:

- Marrja pjesë në trajnime për projektet e hulumtimeve.

- Realizimi i anketave në terren.

- Raportimi i procesit te mbikëqyrësi.

- Testimi i pyetësorëve.

 

Kualifikimet:

- Të jetë 18+ vjeç.

- Të ketë aftësi të mira komunikimi.

- Përvoja e punës (e dëshirueshme por jo e domosdoshme).

 

VALICON Kosova Ofron:

- Pagesë konkurruese.

- Mundësi për ngritje në pozitë.

- Aftësim në fushën e hulumtimeve.

 

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në emailin info.ks@valicon.net. 

Në subjektin e emailit, ju lutemi shkruani: "Aplikim për anketues në [emri i komunës/komunave ku mund të kryeni anketa]".
#VALICONKosova

Apliko