Arkëtar/e

KESCO Sh.A.
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin e Thesarit,KESCO SH.A. më datë 05.08.2022 shpall vend të lirë pune:       

Pozicioni i punës: ARKËTAR/E

Lokacioni: Therandë (1) 

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Ofron shërbim pozitiv ndaj konsumatorëve duke u kujdesur për kërkesat e tyre;
  • Zgjidh problemet e klientëve dhe i informon ata për çdo paqartësie që mund të kenë;
  • Regjistron dhe realizon pagesat e energjisë elektrike dhe shërbimeve tjera të cilat faturohen në emër të konsumatorëve;
  • Kryen pagesat me para të gatshme apo përmes instrumenteve tjera bankare;
  • Kontrollon dhe barazon mjetet e mbledhura me vlerat e regjistruara në modulin e shfrytëzuar për arkëtim;
  • Mban evidenca të sakta të qarkullimit të realizuar ditor;
  • Mirëmban operacionet e arkës sipas politikave dhe procedurave dhe raporton për ndryshimet e nevojshme;
  • Kujdeset për një mjedis pune të sigurt dhe të pastër duke respektuar procedurat dhe rregulloret e kompanisë;
  • Asiston në përpilimin dhe implementimin e raporteve të Thesarit;
  • Kontribuon dhe mbështet ekipin në arritjen e rezultateve të përcaktuara;
  • Kujdeset të ruaj dhe arkivoj çdo dëftesë pagese të nënshkruar nga dyjat palët;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Shkollë e mesme, Ekonomike, drejtimi: Financa ose Kontabilitet;
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozitën e njëjtë;
  • Njohuri të gjuhës Angleze janë të preferuara;
  • Njohuri të avancuara të paketës së MS Office dhe programve tjera që mund të nevojiten gjatë punës;
  • Të jetë person bashkëpunues dhe i hapur për punë ekipore;
  • Të ketë aftësi analitike, hulumtuese dhe person i vëmendshëm ndaj detajeve.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
 

  • CV;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 15.08.2022, në ora 16:00.

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KESCO ofron mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikimet nga të gjithë punonjësit.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar