Asistent i Instalimeve elektrike

MEISTER Training Center dhe MJESHTRI hap konkurs për trajnim dhe punësim

të 20 kandidatëve në profilin e punës: INSTALUES ELEKTRIK

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 deri 25 vjet te cilët vijojnë / kanë të përfunduar shkollimin e mesëm apo shkollim më të lartë.

Për kandidatët e interesuar, MEISTER Training Center dhe MJESHTRI, në bashkëpunim me kompanitë tjera ofron:

  • Punësimin
  • Trajnim profesional sipas sistemit të edukimit dual (edukim dhe punësim në të
  • njëjtën kohë)
  • Trajnim me plan-program gjerman të akredituar nga MASHT/AKK
  • Laboratorë profesional
  • Trajner/instruktor me përvojë
  • Certifikimin dhe diplomë të njohur ndërkombëtarisht
  • Pagë konkurruese

 

Programi trajnimit për Instalues Elektrik është i akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë (MASHT), respektivisht Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). Diploma

e fituar njihet edhe ndërkombëtarisht. Kandidatët, sipas kërkesës, mund të pajisen edhe me diplomë ndërkombëtare e lëshuar në AHK gjermane.

Për trajnim mund të aplikojnë edhe kandidatët të cilët janë në kërkim të punës apo punojnë por dëshirojnë të certifikojnë njohuritë dhe pajisen me diplomë për profilin Instalues Elektrik.

Të gjithë kandidatët e interesuar të ndjekin trajnimin dhe punësohen njëkohësisht, mund të aplikojnë përmes formës elektronike në linkun: shorturl.at/jFHXZ

ose edhe duke na vizituar për aplikim apo konsultim në zyrat e qendrës MEISTER në

adresën: Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 6 (përballë Auto Mita); Tel: 049 190 520

Afati i fundit për aplikim: 05/04/2023

 

#meister #training #center #mjeshtri #trajnim #aftesim #punesim #instalues_elektrik #mjeshtri #thirremjeshtrin

Shpallja ka skaduar