Asistent i Shitjes

EPPC Kosovo
E skaduar

EPPC Kosovo kërkon një Asistent të Shitjes për klientin e saj, kompani e njohur në shitje dhe distribuim. 


Përgjegjësitë kryesore: 

  • Planifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi në tërësi i procesit të shitjes;
  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe inicimi i mundësive të reja për kompaninë;
  • Udhëzimi i klientëve dhe ofrimi i rekomandimeve apo informacioneve shtesë në lidhje me produktet e kompanisë, duke ndihmuar kështu ata në përzgjedhjen e produkteve më të përshtatshme;
  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i asistencës së duhur;
  • Njoftimi i kolegëve dhe eprorëve në lidhje me çështjet problematike të paraqitura;
  • Ndjekja e procesit të punës në përputhje të plotë me udhëzimet e shitjes dhe misionin e kompanisë;
  • Krijimi i një ambienti të përshtatshëm pune dhe bashkëpunimi me stafin;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera, konform udhëzimeve të mbikëqyrësit.

 

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Të ketë të përfunduar studimet në fushën e Menaxhimit të Biznesit, Marketingut apo fushë tjetër relevante;
  • Përvojë së paku 1 vjeçare në shitje (preferohet përvojë në shitjen e produkteve të qeramikës/sanitarisë);
  • Të ketë njohuri të mira kompjuteri dhe të programeve të shitjes;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës;
  • Të ketë aftësi të mira prezantuese, të jetë person energjik dhe i motivuar;
  • Të ketë paraqitje profesionale dhe i orientuar drejt shërbimit të klientit.

 

Të dhënat:

  • Pozicioni:                              Asistent i Shitjes
  • Lokacioni:                             Pejë
  • Paga:                                      Konkurruese
  • Kontrata:                              Sipas ligjit të punës
  • Aplikimet mbyllen më:   16.12.2022

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Asistent i Shitjes’ në adresën e e-mail-it: kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje. Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Shpallja ka skaduar