Asistent i/e operacioneve

 Bëhu pjesë e ekipit të Balkan Natural Adventure dhe fillo një karrierë në një nga sektorët më me perspektivë në botë – atë të turizmit. Balkan Natural Adventure ka hapur një pozitë për ata që kanë dëshirë të na bashkangjiten, neve si ofruesit kryesor të shërbimeve turistike në vend. Puna përfshinë komunikimin me shkrim në gjuhën angleze me turistë ndërkombëtar, punë në operacione si: organizimi i transfereve, akomodimit dhe koordinimi me pjesëtarët tjerë të ekipit në përmbushjen e qëllimeve të kompanisë. 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asistimi në operacione dhe pergatitja e ofertave turistike
  • Kontaktimi me partner dhe klientët e kompanisë;
  • Përgatitja e postimeve në media sociale

 

 Kualifikimet e kërkuara:

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë person i/e motivuar dhe i/e inspiruar për punë;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe adaptimi ndaj nevojave të klientëve;

 

Benefitet e punës:

  • Rrogë + bonuse
  • Kontratë sipas ligjit të punës
  • Sigurim shëndetsor
  • Mundësi zhvillimi të mëtejshëm

 

Mënyra e aplikimit:

Dërgoni CV-në tuaj duke cekur në subject poziten ‘Asistent i/e operacioneve’ në adresën e email-it: info@bnadventure.com

 Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet tutje.

 

Kandidatët të cilët janë të interesuar për informata shtesë mund të kontaktojnë në këtë numër të telefonit: +38349661105

 

Shpallja ka skaduar