Asistent/e ekzekutiv/e, Përfaqësues/e mjekësor, Depoist/e

Medimax
E skaduar

Kompania farmaceutike MEDIMAX SH.P.K shpallë konkurs për vende të lira të punës:

 

Asistent/e ekzekutiv/e – 2 Pozita

Përfaqësues/e mjekësor – 2 Pozita

Depoist/e  – 2 Pozita

 

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Asistent/e ekzekutiv/e:

Mbështetje administrative, menaxhim i zyrës, menaxhim i dokumentacionit të kompanisë;

Kordinim të projekteve  

Mbledhje materialeve dhe informacionit të kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm,  

Menaxhim i emailave, letrave zyrtare dhe formave te tjera te komunimikit;

Hartim të raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit.

 

Kualifikimet për pozitën Asistent/e ekzekutiv/e:

Diplomë universitare në farmaci, ekonomi, administrim/menaxhim biznesi ose lëmi të ngjajshme apo kualifikim ekuivalent professional;

E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;

Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;

Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);

Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese;

 

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Përfaqësues Mjekësor:

Promovim profesional i produkteve medicinale të kompanisë me mjekë, farmacistë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë;

Organizim i promocioneve për produktet e kompanisë përmes prezantimeve apo konferencave;

Përgatitje e analizave të tregut;

Organizim dhe përcaktim i dizajneve të posterave dhe të broshurave;

Promovim i imazhit të kompanisë.

 

Kualifikimet për pozitën Përfaqësues Mjekësor:

Diplomë universitare në farmaci, fusha tjera të mjekësisë, biologji, kimi, ekonomi/marketing  

E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;

Të ketë njohuri të fushës së marketingut, hulumtimit të tregut

Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;

Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);

Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative, vet-inicuese dhe planifikuese;

Të ketë patentë të vozitjes, kategoria B.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Depoist/e:

Organizim i inventarit në depo dhe mbikqyrja e hyrjes dhe daljes së produkteve;

Klasifikimi dhe mirëmbjatja e produkteve sipas udhëzimeve të kompanisë;

Përgaditja e porosive për liferim;

Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;

Përgatitja e raporteve të përditshme të stokut dhe aktivitetet e depos;

 

Kualifikimet për pozitën Depoist/e:

Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;

E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;

Aftësi të shkëlqyera të organizimit dhe koordinimit, zgjidhjes së problemeve dhe menaxhimit të kohës;

Të ketë patentë të vozitjes, kategoria B.

 

 

Avantazhet e të punuarit për MED MAX:

Kompani profesionale dhe dinamike;

Ambient profesional dhe motivues;

Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;

Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Vendi i punës: Prishtinë

Konkursi mbetet i hapur deri më: 05.07.2024

 

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozitën për të cilin aplikoni, në e-mail adresën: info@medimax-ks.com. 

Kandidatët e përgjedhur do të ftohen në intervistë.

 

Shpallja ka skaduar