VAM Group është një kompani lider në fushën e furnizimit me dyer të cilësisë së lartë, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për projekte të ndryshme, përfshirë vila, apartamente, hotele. Me angazhim për cilësi dhe inovacion, ne kërkojmë të shtojmë një Asistent/e Financiar në ekipin tonë. Ky është një mundësi e shkëlqyer për ata që janë të motivuar dhe të interesuar të kontribuojnë në zhvillimin e një kompanie me rritje të shpejtë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Monitorimi dhe mbajtja nën kontroll e shitjeve, blerjeve dhe stokut
- Regjistrimi i blerjeve, shitjeve dhe transaksioneve bankare në sistem;
- Përditësimi dhe përpunimi i shpenzimeve operative, qirave, pagave dhe zhvlerësimeve
- Përgatitja dhe mirëmbajtja e librave tregtarë me dokumentacion mbështetës
- Hartimi i deklaratave për tatime, qira dhe interesa
- Përgatitja e raporteve financiare dhe analizave sipas kërkesës
- Mbështetja në mbylljen mujore dhe vjetore financiare
- Sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm për kontabilistin dhe ekipe të tjera
- Të bëjë verifikimin e ngarkimit/shkarkimit të mallrave dhe të bëjë regjistrimin e tyre në depo
- Të bëjë pranimin e porosive
- Të bëjë përgatitjen për daljen e mallit nga depo dhe organizimin e liferimit të mallit
- Të merret me mallin e importuar, gjendjen fizike, kontrollin e kualitetit dhe sasisë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë Universitare në Ekonomi ose një fushë të ngjashme
- Minimum 1 vit përvojë në role financiare ose administrative
- Njohuri të mira të Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint)
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi
- Njohuri në softuerë financiarë dhe menaxhues
- Aftësi të mira për punë ekipore dhe individuale
- Patentë shoferi, kategoria B.
Përfitimet dhe paga:
- Paga konkurruese me tregun, e përcaktuar sipas përvojës dhe kualifikimeve
- Paga e 13-të, si pjesë e angazhimit dhe rezultatit
- Mundësi për avancim dhe zhvillim profesional brenda kompanisë
- Përfitime të tjera të lidhura me pozitat dhe performancën.
Dokumentet e kërkuara:
- CV e përditësuar
- Kopje të diplomave dhe certifikatave profesionale
- Referenca nga punët e mëparshme.
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikacionet e tyre në adresën e e-mailit info@vamgroup.eu, duke përfshirë emrin, mbiemrin dhe pozitën e aplikimit në rubrikën 'Subject'.
Afati i fundit për aplikim është data 31 Janar 2025. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Dërgoni CV: Shpallja ka skaduar