Asistent/e i/e marketingut

A&M Clothes
E skaduar

Titulli: Asistent/e i/e marketingut

A&M Clothes është një kompani e tekstilit me brendet e njohura ndërkombëtare të modës, me një rrjet të gjërë të dyqaneve në treg për më shumë se 15 vite.Ne si kompani jemi në kërkim të një asistenti ose asistente të marketingut që t’ju bashkangjitet ekipës së marketingut.
 

Pozita: Asistent/e i/e marketingut

Orari i punës: I plotë

Vendi i punës: Çagllavicë, Prishtinë

Afati për aplikim: deri më 21/11/2023

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston në aktivitete të ndryshme në realizimin e planeve të marketingut;
  • Asiston në realizimin e projekteve të dizajnit nga konceptimi deri në zbatim;
  • Asiston në zhvillimin dhe implementimin e kampanjave të marketingut;
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut për të krijuar materiale promovuese;
  • Asiston në menaxhimin e rrjeteve sociale duke edituar përmbajtje “content” dhe bën publikime;
  • Kryen detyra tjera në fushën e marketingut të përcaktuara nga udhëheqësi.

 

Kualifikimi dhe njohuritë:

  • Minimum 2 vjet përvojë pune dhe dëshmi mbi punët paraprake;
  • E preferueshme diplomë universiteti në fushën e marketingut dhe dizajnit grafik;
  • Njohuri të programeve Adobe Photoshop, Adobe Illustrator;
  • Aftësi kreative në dizajn dhe editim;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi të shkëlqyera dhe kreative në shkrimin e përmbajtjeve për rrjete sociale;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, angazhimit dhe bashkëpunimit në ekip.

 

Te gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke derguar CV-në në email adresën hr@am-clothes.com

Shpallja ka skaduar