KONKURS PUNE
• ASISTENT/E
• KATEGORI MENAXHER/E
Administratë - Zyrë Qendrore
Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim!
Kriteret e punësimit:
-Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme (preferohet).
-Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e kategorive, shitje me pakicë, menaxhim produktesh ose role të ngjashme në sektorin e modës (1-3 vite përvojë).
-Aftësi për të analizuar të dhëna shitjesh dhe për të krijuar raporte mbi performancën e produkteve dhe tregut.
-Aftësi të shkëlqyera për të komunikuar dhe bashkëpunuar me furnizues, ekipet e brendshme dhe pikat e shitjes.
-Njohuri të mira kompjuterike (Microsoft Office).
Përgjegjësitë:
-Ndjekja dhe kontrolli i operacioneve ne departament për të siguruar ecuri efikase;
-Përditësimi dhe organizimi i listës së produkteve për të siguruar një prezantim të strukturuar;
-Kontaktimi dhe negociatat me furnitorët për porositë dhe menaxhimin e stokut;
-Hartimi i raporteve mbi performancën e kategorisë dhe analizimi i të dhënave për të identifikuar mundësitë e përmirësimit;
-Koordinimi me pikat shitëse për mbarëvajtjen e procesit të shitjes dhe stokut të artikujve.
Aplikimi:
I hapur deri 28.02.2025
Për të aplikuar, dërgoni CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com apo aplikoni në këtë link: www.bit.ly/Konkursadministrat