Asistent/e për administratë dhe financa

The Ideas Partnership (TIP) është organizatë jo-qeveritare e themeluar në Kosovë në vitin  2009. Veprimtaria e saj nuk ka ndonjë ndërlidhje politike apo fetare.  Ne jemi organizatë kryesisht me bazë vullnetare si dhe me një staf të vogël lokal por në 
rritje të vazhdueshme. Ju mund të informoheni më shumë për punën tonë dhe çështjet për të cilat ne punojmë në webfaqen tonë www.theideaspartnership.org apo në faqen tonë aktive në Facebook (NGOTheIdeasPartnership). 

Ne jemi në kërkim të personave që karakterizohen nga ambicia, iniciativa dhe inovacioni për të ju bashkuar ekipit dinamik dhe miqësor të organizatës “The Ideas Partnership” (TIP) 

Orari i punës: 20 orë pune në javë (part time) 
Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj, me mundësi vazhdimi 
Paga: 200 Euro bruto 

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS: 

  • Mirëmbajtja e faturave dhe vendosja e tyre në follderat/dosjet përkatës-e; 
  • Menaxhimi i parave të gatshme (keshit) dhe mirëmbajtja në tabelën Excel; 
  • Asistimi në pagesa; 
  • Asistimi në raportime për donatorët; 
  • Asistimi në procesin e prokurimit; 
  • Asistim ne përkthime te dokumenteve; 
  • Mbajtja e shënimeve të takimit mujor; 
  • Fotokopjimet/skenimet e faturave dhe dokumenteve për zyrën e financave; 
  • Përgjegjësitë për logjistikë në koordinimin e shoferave të TIP në raport me personelin; 
  • Detyra tjera që lidhen me pozitën dhe kërkesën e zyrtares për financa; 
  • Të punojë gjithmonë në përputhje me politikën e TIP-it. 
     

KRITERET 

  •  Përvojë në fushën e administratës dhe financave se paku 1vit; 
  • Të ketë integritet, besueshmëri dhe përgjegjësi të lartë në punë; 
  • Njohja e mire e gjuhës angleze; 
  • Aftësi te shkëlqyera ne Microsoft Excel dhe Word; 
  • Te jetë i/e gatshëm/e te punoj në një ambient dinamik dhe multi-etnik. 
     

TË PREFERUESHME: 

  • Shkathtësi të mira organizative; 
  • Përvojë pune në organizata joqeveritare – OJQ; 
  • Të ketë fleksibilitet dhe shkathtësi të mira në komunikim. 
  • Ju lutem, dërgoni një CV dhe Letër Motivuese në emalin: vacancy@theideaspartnership.org 
  • Konkursi është i hapur deri më datë: 27.01.2023, ora 17:00. 
  • Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.

Shpallja ka skaduar