VIVA FRESH STORE
KONKURS PUNE
QENDRA E LOGJISTIKËS-LIPJAN
• Assistent Administrativ
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Të përgatisë, organizojë dhe mbajë të dhënat e lidhura me automjetet, duke përfshirë sigurimet, lejet, raportet dhe korrespondencën;
-Të kryejë inspektime të rregullta të automjeteve për të siguruar që ato përmbushin standardet e sigurisë dhe performancës;
- Të menaxhojë riparimet dhe përmirësimet e automjeteve;
-Të përdorë sisteme të menaxhimit të flotës (GPS, telematika) dhe të monitorojë automjetet;
- Të monitorojë objektet e parkimit, si dhe të procesojë tarifat dhe gjobat e parkimit;
-Të monitorojë dhe porositë furnizimet e nevojshme që lidhen me operacionet e parkimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve;
-Të mbikëqyrë trajnimin e shoferëve dhe të vlerësojë performancën e tyre;
-Të sigurojë që të dhënat e menaxhuara të përputhen me standardet e sigurisë dhe privatësisë.
Kualifikimet e kërkuara:
-Njohuri mbi menaxhimin e flotës dhe procedurat e mirëmbajtjes së automjeteve;
- Preferohet njohuri teknike për automjete;
-Përvojë relevante e punës në fusha të ngjashme;
-Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
-Përkushtim dhe etikë në punë;
-Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
Aplikimi:
Për të aplikuar, dërgo CV dhe Portfolion në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com apo apliko në linkun e mëposhtëm:
https://vivafresh-rks.com/aplikimet/apliko-per-administrat/
Konkurs i hapur deri 06.10.2024
Aplikoni Online: Shpallja ka skaduar