Auditorë te Brendshëm me Përvojë në Zyren Qendrore

Mundësi punësimi 


TEB Sh.A kërkon një (1) "Auditorë te Brendshëm me Përvojë" për tu punësuar në ekipin mjaft dinamik të Departamentit të Auditimit të Brendshëm”, në Zyrën Qendrore. 

Përshkrimi i punës: 
Ai/ajo: 

  • Do të udhëheq auditime të caktuara sipas planit vjetor të auditimit te brendshëm dhe në pajtueshmëri me standardet e auditimit dhe kërkesat e grupit. 
  • Do të udhëheq auditime të pa planifikuara sipas nevojave dhe kërkesave specifike. 
  • Do të udhëheq hulumtime sipas kërkeses së Udhëheqëses së Departamentit të Auditimit të Brendshëm. 
  • Do të marr pjesë në takime të brendshme të Bankës sipas kërkesave të departamentit. 
  • Auditimet do të udhëhiqen duke përpiluar programe të auditimit, bazuar në analizim të rreziqeve dhe objektivave të Bankës. 
  • Plotësimi i saktë i dokumenteve dhe letrave të punës për auditimet/hulumtimet, etj. e udhëhequra nga ai/ajo. 
  • Përcjellje e vazhdueshme e arritshmërise së auditimeve në udhëheqje. Kontrollim i detyrave të përfunduara nga stafi në ekip të auditimit, ashtu që të sigurojë se auditimi është kualitativ, i saktë, pa vonesa dhe të i jap vlerësim stafit për punën e bërë në auditimin e caktuar. 
  • Të draftojë raporte të auditimit duke përfshirë të gjeturat, riskun, rekomandimet, etj. Poashtu të pranojë përgjigjet e të audituarve për cështjet e ngritura dhe të i analizojë ato. 
  • Të caktojë fushëveprimin dhe objektivat e auditimeve të përcaktuara për udhëheqje tek ai/ajo. 
  • Të i udhëzojë dhe të jap mbështetje të duhur stafit brenda Auditimit të Brendshëm gjatë auditimeve që janë duke u udhëhequr nga ai/ajo. 
  • Të përcjell në periudha të rregullta kohore implementimin e të gjitha të gjeturave/rekomandimeve që përcillen nga Departamenti i Auditimit të Brendshëm. 
  • Sipas nevojës të bëjë raportime në Komitet te Auditimit, respektivisht ne Bord të Drejtorëve. 
  • Te jetë përgjëgjës për raportime të rreziqeve operacionale. 


Punonjësi është i detyruar të përmbushë detyrat me saktësi dhe në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme si dhe në përputhje me ligjet/rregulloret në fuqi. Punonjësi është i detyruar që, përveç detyrave të specifikuara në kontratën e punës dhe në përshkrimin e punës, të kryejë detyra të tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë/punëdhënësi, në varësi të nevojave të punëdhënësit dhe/ose në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi si dhe aktet/rregulloret e brendshme të punëdhënësit. 

 

Kualifikimet:
 

  • Diplomë universitare dhe kualifikimi profesional (BA në Ekonomi, Administrim Biznesi ose 
    departamentet universitare përkatëse të tjera të ndërlidhura) 
  • Çertifikim në kontabilitet dhe auditim (do të konsiderohet epërsi për kandidatin/kandidaten) 
  • Përvojë pune në auditim për së paku 5 vite 
  • Aftësi te shkëlqyeshme për të analizuar dhe vlerësuar 
  • Aftësi për hulumtime dhe mbledhjen e të dhënave 
  • Aftësi për të punuar si ekip në mënyrë efikase 
  • Aftësi të shkëlqyeshme të prezantimit dhe shkrimit 
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe vëmendje ndaj detajeve 
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze 
  • Njohuri të shkëlqyeshme të Microsoft Office / Excel 
  • Të ketë imazh profesional të etikës dhe sjelljes së mirë 


Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 19.10.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e 
përzgjedhur.

Shpallja ka skaduar
adform-pixel