Bashkëpunëtor në shitje
Ciao Berto është kompania më e madhe në vend për prodhimin e mobileve me përvojë 20 vjeçare, dhe përfaqësuese e brendeve ndërkombëtare si Magniflex, The Rug Republic, Nicoletti Home, IMIX, TON, Karaca Home dhe Emsan. Nëse jeni të interesuar ti bashkoheni ekipit tonë të shitjes në Prishtinë tani e keni mundësinë.
Përshkrimi i përgjegjësive:
- Mirëpritja e klientëve dhe këshillim për produktet
- Informon klientin lidhur me gamën e produkteve të ofruara
- Ndihmon klientët për të bërë zgjidhjen e duhur
- Shpjegon përdorimin dhe funksionimin e produktit
- Informon klientin lidhur me garancitë dhe shërbimet e ndryshme
- Harton kërkesën për furnizime dhe kujdeset që porosia të ketë të gjitha detajet e nevojshme
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të përditësuara,
- Monitoron rregullimin dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve
- Kryen detyra të tjera të ngjashme
Kualifikimet:
• Të ketë eksperiencë pune në shitje – minimum dy (2) vite;
• Të ketë mbaruar shkollën e mesme (preferohet niveli universitar);
• Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe të jetë i/e organizuar
• Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze;
• Njohuri të shkëlqyeshme të Microsoft Office;
Ciao Berto ofron:
- Mundësi për zhvillim profesional
- Ambient të mirë dhe dinamik të punës
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në info@ciao-berto.com, kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.