Biokimist, Teknik Laboratori

Laboratori gjenetik “Alea Genetic Center” me seli në Prishtinë, nëndegë e atij nga Sarajeva së shpejti do të fillojë veprimtarinë edhe në Kosovë, shpallë konkurs për:           

  1. Biokimist ( 1 pozitë )           
  2. Teknik i lartë Laboratori (2 pozita )   
     

Përgjegjësitë për pozitën 1

  • Është përgjegjës - menaxhon laboratorin dhe dosjet e pacientëve, organizon punën në laborator duke udhëzuar dhe monitoruar punën e personelit
  • Të përgatisë mostrat, mbjellë kulturat
  • Analizon të dhënat sipas metodave testuese dhe udhëzimeve të punës
  • Ruan me konfidencialitet të plotë të dhënat e pacientëve
  • Planifikon furnizimin, rifurnizimin, deponimin dhe mbikëqyrjen e materialit dhe pajisjeve të laboratorit


Kriteret për pozitën 1:

  • Diplomë univerzitare – Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme, Specializim në Biokimi Klinike
  • Licencë e punës
  • Njohuri të mira të MS Office (Word, Excel, PowerPoint)

 

Përgjegjësitë për pozitën 2:

  • Merr mostra të gjakut, qelizave dhe materialeve të tjera nga pacientët
  • Punon, mirëmban, teston sterilitetin e pajisjeve laboratorike
  • Ndihmon biokimistin në laborator gjatë ekzaminimeve të tij
  • Mirëmban dokumentacionin e pacientave
  • Përgjegjësi të tjera të teknikut të laboratorit sipas nevojave gjatë punës


Kriteret për pozitën 2: 

  • Diplomë e nivelit bachelor në Biokimi Laboratorike
  • Aftësi të mira komunikimi, planifikimi dhe organizimi
  • Njohuri të mira të MS Office (Word, Excel, Powerpoint)
  • Njohuri të gjuhës Angleze (përparësi)

 

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV me përshkrimin “ Konkurs Alea Genetic Center” deri më datë 24.02.2023 në email adresën: aleagc.ks@gmail.com

Vetëm personat të cilët i plotësojnë kriteret e lartëcekura do të merren parasysh dhe do të njoftohen për intervistë.

Shpallja ka skaduar