Business Development Manager, Senior Sales Consultant

AS TRAVEL
24 ditë të mbetura

Pozita: Business Development Manager (1)

Orari: I plotë

Qëllimi i Pozitës

Business Development Manager është përgjegjës për identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, zhvillimin e rrjeteve të shitjes dhe forcimin e pranisë së AS Travel në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Roli kërkon një person vizionar, të organizuar dhe të aftë për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me partnerë strategjikë

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

-Identifikimi dhe ndjekja e mundësive të reja të zhvillimit të biznesit (B2B dhe B2C)

-Krijimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë strategjikë (resorte, linja ajrore, hotele, korporata, institucione)

-Përcjellja e trendeve të tregut dhe konkurrencës në industrinë e turizmit

-Inicimi i projekteve dhe produkteve të reja për rritje të shitjeve

-Mbështetje për ekipin e shitjes në fushata specifike apo negociata komplekse

-Përgatitja e raporteve mujore mbi aktivitetet dhe progresin e zhvillimit të biznesit

-Përfaqësimi i AS Travel në ngjarje, ekspozita dhe takime ndërkombëtare

 

Kualifikimet e kërkuara:

-Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Turizëm ose fusha të ngjashme

-Minimum 3 vite përvojë në pozita të ngjashme (përparësi në sektorin e turizmit apo shitjes B2B)

-Aftësi të forta komunikimi, negocimi dhe ndërtimi rrjetesh profesionale

-Njohuri të mira të modeleve të shitjes

-Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e mjeteve digjitale dhe MS Office

-Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuha tjetër përbën përparësi)

 

Çfarë Ofron AS Travel

-Ambient dinamik dhe bashkëpunues

-Mundësi reale për ndikim dhe avancim në karrierë

-Pjesëmarrje në evente dhe panaire ndërkombëtare

-Paketë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë

-Mundësi për të kontribuar në projekte me ndikim rajonal dhe global

Apliko duke dërguar CV-në në: info@astravel-club.com

Afati i fundit për aplikim: 15 Qershor 2025

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë

 

 

Pozita :Senior Sales Consultant (3)
 

Kriteret:

-Minimum 2 vite përvojë pune në agjenci udhëtimesh

-Njohuri të sistemit të rezervimeve dhe menaxhimit të klientëve

-Shkathtësi të mira komunikuese, organizative dhe shitëse

-Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi

-Orar i plotë pune

-Ambient dinamik dhe ekip bashkëpunues

-Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi

-Pagesë konkurruese dhe benefite të tjera motivuese
 

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në: info@astravel-club.com

 Afati i fundit për aplikim: 30/06/2025

Lokacioni: Prishtinë.

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Dërgoni CV:

Pune tjera nga kjo Kompani