Business Development Officer

Piar
E skaduar

Piar Creations është në kërkim të një zyrtari për zhvillim të biznesit.
 

Nëse je:

- Një person i përkushtuar;

- Një person komunikativ dhe kreativ;

- Person që është vazhdimisht në lëvizje dhe i do takimet dhe komunikimet me njerëz;

- Dikush që i pëlqejnë sfidat që i ofron tregu i Kosovës;

- Dikush që e njeh tregun e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun në Kosovë;

- Dikush që dëshiron të bëhet pjesë e një kompanie në rritje eksponenciale;

- I/e diplomuar të paktën me diplomë Bachelor, preferuar në menaxhim ose administrim biznesi, marketing/shitje, financa, kontabilitet, ose fusha të ngjashme.

Atëherë kjo është një pozitë ideale për ty!

 

Çfarë pritet nga ju:

- Të keni njohuri paraprake / përvojë në shitje apo zhvillim biznesi;

- Të identifikoni klientët potencialë për kompaninë;

- Të mbani takime të rregullta me klientët potencialë dhe të siguroni kontrata me këto kompani;

- Të propozoni produkte / shërbime të reja të cilat mund të ofrohen nga kompania për tregun kosovar.

 

Çfarë ofron Piar Creations:

- Pagë konkurruese;

- Bonuse në secilin klient që ju sjellni në kompani;

- Ambient i këndshëm i punës;

- Një ekip i tërë në dispozicionin tënd që të krijosh produktet dhe ofertat më të mira;

- Kontratë afatgjate;

- Hapësirë për t’u rritur dhe zhvilluar;

- Fleksibilitet në përshtatje të orarit të punës dhe orëve.
 

E domosdoshme:

- Të keni patent shofer;

- Një përvojë paraprake e ngjashme.
 

Në rast se e ke gjetur veten në përshkrimin e mësipërm, ju lutem që të dëgoni email në info@piarcreations.com me CV-në tuaj dhe një letër motivuese / përshkruese.
 

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistim.
 

Konkursi zgjat deri më 20 janar 2023.

Shpallja ka skaduar