Cloud Security Consultant

Celonis
E skaduar

Bëhuni pjesë e Celonis si Cloud Security Consultant


Kualifikimi i nevojshëm:

• Diplomë universitare në fushën e administrimit të biznesit, informatikë biznesi apo të ngjashme
• Përvojë pune me projekte të IT-së, RFX apo tenderim
• Përvojë pune në fushën e IT Security, auditim, kontabilitet apo menaxhim të riskut (ka përparësi)
• Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në Gjuhën Angleze (të folur dhe të shkruar)
• Aftësi të shkëlqyeshme për të komunikuar me klientë, departamente relevante, bashkëpunëtorë dhe akterë të tjerë relevant
• Përgjegjësi të lartë profesionale dhe shkathtësi të shkëlqyeshme për të punuar në mënyrë të pavarur
• Shkathtësi të shkëlqyeshme për të mësuar shpejtë dhe për tu adaptuar në detyra të reja
• Aftësi për të mësuar tema që ndërlidhen me cloud, infrastrukturë dhe IT Security
• Aftësi për të punuar nën presion dhe mjedis dinamik të punës
• Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në Gjuhën Gjermane (ka përparësi)


Përgjegjësitë:

• Zgjidhja e shpejtë e kërkesave të klientëve që ndërlidhen me çështjet e sigurisë si pjesë e aktiviteteve të zhvillimit të biznesit
• Përgjigja e pyetjeve specifike teknike dhe punë e pavarur në zgjidhjen e kërkesave të klientëve
• Asistimi me çështjet e auditimit
• Përgjigja e kërkesave të pyetësorëve të sigurisë dhe zgjidhja e kërkesave të klientëve për çështje që ndërlidhen me cloud security
• Bashkëpunimi me departamentin e operacioneve, departamentin ligjor dhe ekipin e cloud për zhvillimin e materialeve për komunikimin standard në tema që ndërlidhen me sigurinë e IT për klientët tanë
• Zhvillimi dhe mbikëqyrja e knowledge database për tema që ndërlidhen me sigurinë e IT



Si të aplikoni?

• Duke u bazuar në përgjegjësitë dhe kualifikimet e paraqitura, ju lutem dërgojeni CV në adresën prishtina@celonis.com. Subjekti i e-mailit duhet të jetë: Aplikim për pozitën Cloud Security Consultant.

• Shpallje të ngjajshme do të hapen edhe gjatë javëve në vijim, ju lutem përcillni portalet e punës apo faqen tonë në Facebook.

• Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni në +383 49 108 103.



Pse është Celonis vendi më atraktiv për punësim:

• Produkti jonë kryesorë është Intelligent Business Cloud që paraqet veglën më të fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga IT.

• Ne jemi një kompani e udhëhequr nga teknologjia dhe si e tillë kemi zhvilluar databazën in-memory në C++ për analize të proceseve, framework në Java si dhe librari për komponente në Angular - të gjitha in-house.

• Kultura e kompanisë tonë përfshinë një staf mendjehapur, pajisje high-end për punë, pije dhe snacks në zyre, të premte argëtuese, organizime jashtë zyres, onboarding në Munich dhe një zyre inovative që përmban këndin e argëtimit, zërimin e avansuar, ventilimin e ajrit dhe gjelbrimin e brendshëm.

• Kompenzime të larta dhe sigurim shëndetësor privat

• Për ne është shumë me rëndësi që stafi jonë të ndihet i plotësuar në punë si dhe ta arrijë potencialin maksimal. Prandaj i kushtojmë shumë rëndësi programit tonë path to excellence i cili synon ti avancoj punonjësit në rank më të lartë duke synuar ekselencën.

Shpallja ka skaduar