Content Writer

MerrJep.com
E skaduar

MerrJep.com, faqja më e madhe tregtare në Kosovë, po kërkon një ”Content Writer” për t'iu bashkuar ekipit të marketingut.


Përgjegjësitë e punës:

  • Shkruan artikuj të optimizuar për SEO me 500+ fjalë për tema të ndryshme si Automobilistikë, Patundshmëri, Elektronikë, Bujqësi, Pajisje Shtëpiake, Pajisje Sportive etj.
  • Krijon postime në blog, buletine me email (email newsletter), kopje të mediave sociale, infografikë dhe të ngjashme
  • Kryen aktivitete SEO off page.
  • Ndjek dhe aplikon vazhdimisht trendet më të fundit në SEO.
  • Komunikon dhe bashkëpunon me portalet dhe mediat.

Kualifikimet:

  • Njohuri bazike të SEO On/Off Page.
  • Njohuri të gjuhes angleze në nivel bashkëbisedimi.
  • Interes në veglat punuese të Marketingut Dixhital.
  • Edukim formal ose jo formal në Marketing Dixhital.

 

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës: 08 -16 (E Hënë-E Premte).
  • Ambient pozitiv të punës.
  • Pagesë mujore fikse.

 

Data e fillimit: Sa më shpejt të jetë e mundur.

Afati i fundit për aplikim: 30 Maj

Nëse jeni të interesuar ti bashkoheni ekipit tonë të marketingut, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në gjuhën angleze duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni në: marketing@merrjep.com.

Me rëndësi: Aplikimet shqyrtohen sipas radhës që arrijnë dhe ne do ta mbyllim shpalljen sapo të gjejmë kandidatin e duhur. Andaj, ne ju këshillojmë që të APLIKONI tani!

Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë!

Shpallja ka skaduar