Content Writer

Telegrafi
16 ditë të mbetura

Telegrafi hap konkurs për Content Writer!

Përtej botës së informimit të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përçimit të lajmit në mënyrë të saktë e të shpejtë, Telegrafi është super-brendi shqiptar që në themelet e veta shquhet nga inovacioni dhe etja për t’u bërë pjesë e trendeve më bashkëkohore.

Si rrjedhojë, rëndësi të veçantë i kushtojmë suksesit të klientëve tanë të cilëve ua ofrojmë platformat më të fundit globale për promovimin e shërbimeve apo produkteve, si dhe për rritjen e shitjeve dhe fuqizimin e brendit.

Pas rritjes së kërkesës së bizneseve për t’u bërë lider në fushën digjitale përmes Telegrafit, departamenti jonë i Studios hap konkurs për dy (2) pozita të reja për Content writer.

Lokacioni: Prishtinë

Pozita: Content writer (2)

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me ekipin për të krijuar ide dhe koncepte për klientët.
  • Shkruan content të qartë, atraktiv dhe pa gabime drejtshkrimore për klientët.
  • Takohet me klientët për ta kuptuar mesazhin e tyre, zërin e brendit dhe audiencën e targetuar.
  • Propozon koncepte të artikujve për ta fuqizuar një kompani, për t’ia rritur imazhin apo për t’ia rritur shitjet dhe pastaj i implementon ato.
  • Bashkëpunon me klientët për t’i edituar dhe modifikuar artikujt në mënyrë që t’iu përshtatet kërkesave të tyre.

 

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në të shkruar të gjuhës shqipe.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi të gjuhës angleze.
  • Minimum 1 vit përvojë pune në Content Writing, fushën e gazetarisë apo të marketingut.

 

Ju përfitoni:

  • Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë.
  • Anëtarësim falas në palestër.
  • Voucher falas për analiza dhe diagnostifikme shëndetësore.
  • Zbritje speciale në librarinë Dukagjini.
  • Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë.
  • Mbulim të shpenzimeve telefonike (Minuta, SMS e internet).

 

 

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre më së largu deri më datën 24.01.2025 në e-mail adresën hr@telegrafi.com [me subjektin APLIKIM PËR PUNË PËR POZITËN CONTENT WRITER].

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Më shumë informata