Telegrafi hap konkurs për Copywriter dhe Digital Marketing Manager
Përtej botës së informimit të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përçimit të lajmit në mënyrë të saktë e të shpejtë, Telegrafi është super-brendi shqiptar që në themelet e veta shquhet nga inovacioni dhe etja për t’u bërë pjesë e trendeve më bashkëkohore.
Si rrjedhojë, rëndësi të veçantë i kushtojmë suksesit të klientëve tanë të cilëve ua ofrojmë platformat më të fundit globale për promovimin e shërbimeve apo produkteve, si dhe për rritjen e shitjeve dhe fuqizimin e brendit.
Pas rritjes së kërkesës së bizneseve për t’u bërë lider në fushën digjitale përmes Telegrafit, departamenti jonë i Studios hap konkurs për dy (2) pozita të reja – Copywriter dhe Digital Marketing Manager.
Lokacioni: Prishtinë
Pozita: Copywriter (1)
Pozita: Digital Marketing Manager (1)
Copywriter
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Bashkëpunon me ekipin për të krijuar ide dhe koncepte për klientët
• Shkruan content të qartë, atraktiv dhe pa gabime drejtshkrimore për klientët
• Takohet me klientët për ta kuptuar mesazhin e tyre, zërin e brendit dhe audiencën e targetuar
• Propozon koncepte të artikujve për ta fuqizuar një kompani, për t’ia rritur imazhin apo për t’ia rritur shitjet dhe pastaj i implementon ato
• Bashkëpunon me klientët për t’i edituar dhe modifikuar artikujt në mënyrë që t’iu përshtatet kërkesave të tyre
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
• Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në të shkruar të gjuhës shqipe
• Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi të gjuhës angleze
• Minimum 1 vit përvojë pune në Copywriting, fushën e gazetarisë apo të marketingut
• Të ketë patentë shoferi të kategorisë B
Benefitet:
• Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë
• Hapësirë për komunitetin me pije falas, lojëra e shumëçka tjetër
• Anëtarësim falas në palestër
• Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
• Paga bazë, dhe të ardhura shtesë të realizuara nga shitja
• Voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore
• Shujtë ditore falas
• Zbritje speciale në librarinë Dukagjini
• Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet), etj.
Digital Marketing Manager
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Planifikon dhe ekzekuton kampanja të marketingut digjital
• Analizon efikasitetin e kampanjave
• Monitoron dhe përmirëson strategjitë për rritjen e Brand Awareness dhe shitjeve të klientëve
• Ekzekuton strategji marketingu në linjë me objektivat e kompanisë
• Ndërton lidhje të fuqishme me partnerët dhe klientët përmes standardit të lartë të raportimit dhe komunikimit
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
• Përvojë pune në fushën e marketingut digjital
• Përvojë pune me eksperimente A/B testing
• Kreativitet të lartë në identifikimin e audiencave të targetuara dhe krijimin e kampanjave digjitale që i angazhojnë, informojnë dhe motivojnë ato
• Njohuri solide në platforma për matje të statistikave sikur Google Analytics
• Njohuri solide në Google Ads, Facebook Ads Manager, apo AD Platforma tjera.
Benefitet:
• Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë
• Hapësirë për komunitetin me pije falas, lojëra e shumëçka tjetër
• Anëtarësim falas në palestër
• Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
• Paga bazë, dhe të ardhura shtesë të realizuara nga shitja
• Voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore
• Shujtë ditore falas
• Zbritje speciale në librarinë Dukagjini
• Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet), etj.
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe Letër Motivuese përmes e-mailit: marketing@telegrafi.com duke e shkruar në “Subject” pozitën në të cilën po aplikojnë.
Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.
Shpallja ka skaduar