Depoist

Korporata RUGOVE
9 ditë të mbetura

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë, si më poshtë:

DEPOIST

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën DEPOIST:

  • Koordinon dhe drejton punën në depo në baza ditore.
  • Është përgjegjës për stokun në depo.
  • Palon mallrat si dhe mirëmban pastërtinë sipas standardeve.
  • Pranon porositë dhe përgatit mallin për liferim të mëtutjeshëm dhe për transport.
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Prefererohet të ketë përvojë pune në depo dhe në pirunier.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. 

Afati i fundit për aplikim është data 8 korrik 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë. 

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Apliko për këtë pozitë

Pune tjera nga kjo Kompani

adform-pixel