Kompania e njohur DARDANIA LOGISTICS SH.P.K., me një gamë të gjerë në tregun Kosovar dhe atë ndëkombtarë me logjistik , transport , shpedicion dhe depo doganore kërkon puntor për depo .

Nëse jeni entuziast dhe të motivuar për të punuar, për të iu bashkëngjitur ekipitin tonë profesional, inkurajoheni të aplikoni për pozitën:

Lokacioni: Prishtinë

PUNËTOR NË DEPO

Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bënë pranimin e mallit, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të menaxherit;
  • Mallin e shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullsie, për dyqanin përkatës;
  • Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standadeve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo;
  • Ngarkon, përkatësisht vendos mallin në hapësirat e duhura sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate;


Kualifikimet e kërkuara dhe kriteret:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Njohuri të punës me kompjuter;
  • Shkathtësi të punës në grup;
  • Patentë shofer e kategorisë B ose C1;
  • I kujdesshëm ndaj detajeve;
  • Aftësi fizike, të jetë i fuqishëm.


Të gjithë të interesuarit mund të dërgoni CV me fotografi dhe dokumente mbështetëse në e-mail adresën suad.shala@dardaniashped.com deri më datë 15/07/2022

Shpallja ka skaduar