Depoist për depon qëndrore dhe Ndihmës Depoist

AZTECH
E skaduar

KONKURS
 

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitat:

 

1.Depoist për Depon Qëndrore 

  • Shkarkimi i mallit nga kamionët transportues dhe vendosja e mallit në depo;
  • Renditja e artikujve në depo sipas instruksioneve të përgjegjësit;
  • Përgatitja e mallit sipas porosive ditore përkatëse;
  • Ngarkimi i mallit deri në mjetin liferues;
  • Kujdesi i theksuar për mosdëmtimin e mallit nga faktorë të ndryshëm;
  • Kontrollimi i gjendjes së deposë në fillim dhe mbarim të orarit të punës;
  • Pranimi i mallit sipas faturave hyrëse;
  • Evidentimi dhe raportimi i mungesave apo mallit të dëmtuar tek përgjegjësi;
  • Organizimi dhe përkujdesja për mallin e ekspozuar në depo;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.


2. Ndihmës Depoist

  • Asiston në pranimin e porosive, në përgatitjen për daljen e mallit nga depo dhe në organizim liferimit të mallit;
  • Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave nga automjetet transportuese edhe regjistrimin e tyre në depo;
  • Asiston në pranimin e mallit të importuar, në kontrollimin sasisë dhe gjendjen fizike të mallit (mos është dëmtuar gjatë transporti);
  • Kryen dërgesa të mallit tek klientët apo pikat e kompanisë sipas nevojës;

                   

Kualifikimet: 

  • Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  • Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion;
  • Preferohet përvojë pune relevante;
  • Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

 

Ne ofrojmë: 

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
  • Pagë konkurruese.

 

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com duke shenuar në subject pozitën Depoist për Depon Qëndrore

 

Afati për aplikim deri me datë: 16.04.2023 

 

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga

Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Shpallja ka skaduar