Dermatolog/e Estetik/e

Per nje nga kompanite me te njohura ne Kosove, kerkojme te punesojme Dermatolog/e Estetik/e,  Prishtine.

Qëllimi i vendit të punës:

Dermatologu/ja Estetik/e është pikë kontakti i/e parë për klientët/pacientët sa i përket fushës së tretmanëve mjekësore, estetike, si dhe këshillimit lidhur me shërbimet dhe produktet estetike dhe të shitjes së tyre. Përmes shitjes së tretmanëve dhe produkteve, Dermatologu/ja Estetik/e kontribuon në masë të madhe në rritjen e të hyrave dhe qarkullimit të Qendrës Dermatologjike, në përmbushjen maksimale të kërkesave/pritjeve të klientëve, shfrytëzim maksimal të kapaciteteve të Qendrës Dermatologjike, rritje të fitimit, përvetësimi i klientëve përmes shërbimit cilësor e miqësor si dhe rrjedhje të papenguar të punës në Qendrën Dermatologjike.


Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Përgjegjës/e për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e punës në Qendrën Dermatologjike, duke përfshirë këshillimet dhe tratmanet mjekësore, estetike, orët e shërbimit dhe stafin.
  • Përgjegjës/e që të kryejë vizita mjekësore dermatologjike, ekzaminimin me dermatoskop, marrjen e biopsisë, incizionet e vogla, ekcizionet.
  • Përgjegjës/e për pastrimin e plagëve, djegieve, pastrimet e akneve, pastrimet profesionale të fytyrës, trajtimet me mikrodermabrazion.
  • Përgjegjës/e për të kryer trajtimet me laser për epilim, trajtimet me laser për kapilaret e gjakut, trajtimet me radiofrekuencë, trajtimet anticelulit, dermablacioni me laser kirurgjik, rrjepja kimike e lëkurës, largimi i shtresës dhjamore me anë të aparaturës, aplikimi i termokauterit, kiretimi i disa ndryshimeve etj.
  • Përgjegjës/e për injektimet për revitalizimin e lëkurës, injektimi i materialit mbushës (acid hialuronik), aplikimi i Botox-it kundër rrudhave, aplikimi i dermaroler, aplikimi i tretmanëve tjera kundër rrudhave, revitalizimi i lëkurës me qelizat vetanake etj.
  • Përgjegjës/e për realizimin e anti shok terapisë, matjen e tensionit / shtypjes së gjakut, temperaturës dhe sipas nevojave urgjente marrjen e gjakut për analiza, në mungesë të infermieres.
  • Përgjegjës/e për kontrollin dhe administrimin e pajisjeve mjekësore, barnave, etj.
  • Përgjegjës/e për kryerjen e testeve diagnostike për të identifikuar dhe vlerësuar gjendjen e klientit / pacientit dhe intervenimin e shpejt në rastet emergjente.
  • Përgjegjës/e për këshillimin e pacientëve në lidhje me përzgjedhjen e tretmaneve mjekësore.
  • Përgjegjës/e për promovimin dhe shitjen e produkteve të Qendrës Dermatologjike si dhe zgjerimin dhe kontakteve me pacientë.
  • Përgjegjës/e për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e klientëve/pacientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082).
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë.
  • Përgjegjës/e që si udhëheqës/e i/e Qendrës Dermatologjike të mbikëqyrë zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë.
  • Përkujdeset që të ketë nivel të lartë të paraqitjes dhe të pastërtisë trupore, duke marr parasysh kontaktet publike të cilat i ka me klientë/pacientë.
  • Përkujdeset për të gjitha pajisjet e punës së Qendrës Dermatologjike që ti përdor me kujdes të shtuar, për të shmangur dëmet e panevojshme, si dhe përdorimin me kujdes të uniformës së punës.
  • Përkujdeset për sigurimin e standardeve më të larta të sigurisë së shëndetit në punë dhe pastërtisë.
  • Përkujdeset për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj pacientëve.


Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

  • Për këtë pozitë nevojiten këto kushte:
  • Titulli shkencor Dr. i Dermatologjisë.
  • Licencë të punës e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë me specializim në Dermatologji.
  • Njohuri shumë të mira profesionale të punës në Qendra Dermatologjike.
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze.
  • Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe e gatshme për të ndihmuar.
  • Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe e interesuar për punë.
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe e disiplinuar.
  • Përvojë pune së paku tri vite në qendra dermatologjike.
  •  


Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-ne e tyre në: k.qorraj@theheadhunter.com. Për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z. Kreshnik Qorraj ne numrin e telefonit +383 44 22 44 66 (nga e Hëna në të Premte).

Provo suksesin me The HeadHunter! Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Shpallja ka skaduar