Titulli i pozitës: Dizajner/e Grafik | Ilustrator/e
Vendndodhja: Prishtinë, Full-time (me orar të plotë)
Kompania: DUKAGJINI SH.P. K – Shtëpia botuese “Dukagjini”
Rreth nesh: Dukagjini është një shtëpi botuese lider e dedikuar për të ofruar tekste shkollore dhe vepra letrare me cilësi të lartë për lexuesit shqiptarë në mbarë botën. Me një portofol të larmishëm materialesh artistike, non-fiction dhe edukative, ne përpiqemi të angazhojmë, frymëzojmë dhe edukojmë lexuesit e të gjitha moshave.
Përshkrimi i punës:
Ne po kërkojmë një Dizajner/e Grafik dinamik dhe kreativ me përvojë pune, për të ndihmuar në ngritjen e kapacitetit të punës të ekipit tonë kreativ. Kandidati duhet të ketë pasion për artin, letërsinë, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe një histori të dëshmuar në këtë industri.
Përgjegjësitë:
1. Dizajnim dhe krijimi i kopertinave tërheqëse për librat artisitik dhe shkollorë.
2. Harton formatin e brendshëm të librit, duke përfshirë zgjedhjen e fonteve, vijat, dhe elementet vizualë të tjerë për të bërë leximin e librit një përvojë tërheqëse për lexuesit.
3. Krijimi ilustrimeve, grafika apo elemente vizuale të tjera për të plotësuar dhe përforcuar përmbajtjen e librave.
4. Përgatitja për shtyp duke siguruar që të gjitha elementet grafike dhe teksti janë në formatin e duhur dhe të gatshëm për shtypin e librit.
5. Ndihmon në krijimin e materialeve të marketingut si postera, broshura, reklama online dhe materiale promovuese të tjera për të reklamuar dhe promovuar librin.
6. Ilustrimi i librave të ndryshëm.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Dizajn Grafik, Art apo Ilustrim.
- Njohuri e domosdoshme e programeve të Adobe Creative Suite (InDesign, Illustrator, Photoshop)
- Përvojë e dëshmuar në fushën e dizajnit/ilustrimit/artit grafik.
- Përvoja në industrinë e botimeve është përparësi.
- Përvoja dhe shkathtësitë ilustruese janë përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Mendimtar kreativ me aftësi për të zhvilluar strategji inovative.
- Shumë i/e organizuar për të menaxhuar projekte dhe për të respektuar afatet e caktuara.
Përfitimet:
- Pagesë kompetitive.
- Mundësi për të punuar me autorë të njohur dhe për të kontribuar në komunitetin letrar dhe kulturor në Kosovë, Shqipëri,
Maqedoni dhe Diasporë.
- Mundësi zhvillimi profesional.
Si të aplikoni:
- Ju lutemi dorëzoni CV-në tuaj dhe porƞolion në info@dukagjinipublishing.com
- Aplikimet të cilat kanë referenca të bashkëngjitura janë të mirëseardhura.
Shpallja ka skaduar