Dizajnere Grafike

Alba Connect
E skaduar

Kërkohen 2 Dizajnere (Femra) për praktikë me mundësi pune në Departmentin e Marketingut. Puna ka të bëjë me ideimin, dizajnimin dhe publikimin e projekteve të ndryshme të marketingut. 

Përshkrimi i pozitës: 
Praktikantja punon nën departamentin marketingut në përgatitjen e materialeve të shtypura, publikimin në media digjitale, dizajnimin e infografikave, logove, materialeve të ndryshme promovuese dhe kryen detyra të tjera kreative që i caktohen. Praktikantja i raporton zyrtarës së Marketingut. 

Alba Connect SH.P.K: 
• Kompani serioze me bazë stabile në treg 
• Kontratë pune të rregullt në përputhje me ligj 
• Paga me korrektësi të plotë 
• Pagesa e rregullt e kontributeve dhe pensionit 
• Mundësi në ngritje profesionale 
• Ambient i shkëlqyeshëm i punës 
• Staf serioz dhe i respektueshëm 
• Orari: 3 ditë pune në javë (3 orë në ditë) 

Përgjegjësitë: 
• Punon me Menaxheren e Marketingut për të ideuar dhe dizajnuar materialet e marketingut 
• Dizajnon imazhe për postim në media sociale dhe blog 
• Krijon verzione të ndryshme logove 
• Siguron përputhshmërinë e brendit, paletës së ngjyrave, planit dhe udhëzimeve të stilit 
• Kryen detyra dhe projekte të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit të drejtëpërdrejtë 

Kushtet: 
• Kreativitet dhe origjinalitet në punë 
• Shkathtësi në Adobe Photoshop, Ilustrator dhe programe tjera të dizajnit 
• Aftësi për të realizuar koncepte dhe ide të dizajnit 
Portfolio me punime të deritanishme 
• Shkathtësi të mira komunikuese 
• Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë 
• Korrektësi dhe mirësjellje në punë 
• Femër e moshës 18-25 vjeçare 

Për të aplikuar, dërgoni CV në e-mail. Mos harroni të shkruani pozitën në "Subject". 

Pas përzgjedhjes së kandidateve, do t'ju lajmërojmë përmes emailit dhe telefonit për datën/kohën e intervistës. Ju lutemi kontrolloni emailin dhe përgjigjuni në thirrjen tonë. 

E-mail:  marketing@albaconnect.com 
Viber/WhatsApp:  +38349972700 
Web:  www.albaconnect.com

Shpallja ka skaduar