Drejtor Ekzekutiv

EPPC Kosovo
E skaduar

EPPC Kosovo kërkon një Drejtor Ekzekutiv për klientin e saj, organizatë lider që funksionon në sektorin financiar jo-bankar.  
 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i aktiviteteve të përditshme të organizatës, duke përfshirë mbikëqyrjen e procesit përkatës të zhvillimit institucional
  • Koordinimi i punës së Bordit dhe Kuvendit të Anëtarëve të organizatës sipas udhëzimeve të Bordit
  • Zhvillimi i strategjisë së organizatës për krijimin e një mjedisi të favorshëm për operimin e sektorit mikrofinanciar dhe jo-bankar në Kosovë
  • Menaxhimi i aspekteve operacionale të organizatës, duke përfshirë: mbledhjen e fondeve, zhvillimin e burimeve ekonomike dhe administrimin e buxhetit
  • Rekrutimi i stafit kyç për organizatën sipas nevojës
  • Përfaqësimi i sektorit mikrofinanciar në komunikimet me Rregullatorin (BQK), Qeverinë dhe hisedarë të tjerë të ciklit të politikave për sektorin financiar
  • Menaxhon përpjekjet për ndërgjegjësimin e publikut në emër të organizatës dhe anëtarëve të saj. Këtu përfshihen aktivitete të tilla si: konferenca për shtyp, njoftime për shtyp dhe seminare
  • Zhvillimi i ngjarjeve edukuese, marketingut dhe rrjetëzimi në lidhje me realizimin e qëllimeve të sektorit

 

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Administrim Biznesi dhe/apo Juridik
  • Njohuri të shkëlqyera mbi funksionimin e sektorit financiar jo-bankar dhe shërbimet e institucioneve mikrofinanciare në Kosovë dhe Evropë
  • Përvojë paraprake në përfaqësim në temat zhvillimore tek hisedarët vendimmarrës në politikat publike dhe në media (përparësi ka nëse ky rol është ushtruar në sektorin financiar)
  • Njohuri të shkëlqyera të trendeve rregullatore dhe transformimit digjital të shërbimeve financiare
  • Përvojë dhe shkathtësi të dalluara menaxheriale dhe udhëheqëse
  • Shkathtësi të dalluara në komunikim dhe ndërveprim me profile të ndryshme profesionale vendore dhe ndërkombëtare
  • Njohje të gjuhës Angleze në nivel profesional

 

Të dhënat:

  • Pozicioni:                                Drejtor Ekzekutiv
  • Lokacioni:                               Prishtinë
  • Paga:                                       Konkurruese
  • Kontrata:                                Sipas ligjit të punës
  • Aplikimet mbyllen më:      19.01.2022

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Drejtor Ekzekutiv’  në adresën e e-mail-it:  

kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje.

Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

 

Shpallja ka skaduar