KONKURS PUNE
Shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, shpall konkurs për pozitën:
- Edukatore për nivelin parashkollor (1 pozitë me orar të plotë) në Prishtinë;
Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:
1. Kandidatët e interesuar për të konkuruar për pozitën e lartpërmendur, duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë të kryer shkollimin përkatës, sipas UA të MAShT nr. 06/15 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm;
1.3 Të ketë përvojë relevante së paku 3 vite.
1.4. Kandidatët duhet të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze. (Preferohet njohja e gjuhës turke).
2. Të posedojnë këto dokumente:
2.1. Diplomën e fakultetit, të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës/ diplomave). (Përparësi kanë kandidatët që kanë të kryer nivelin master të shkollimit).
- Nostrifikimin e diplomës / diplomave, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës;
2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/ saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);
2.3. Dëshminë nga policia / gjykata kompetente se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për ndonjë vepër penale;
2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
2.5. Ekstraktin e lindjes;
2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
2.7. CV.
3. Afati i aplikimit:
3.1. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 14 mars 2024.
Konkursi është i hapur dhe aplikimi mund të bëhet online duke dërguar dokumentacionin tuaj në adresën elektronike: apply@kosova.maarifschools.org (Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit me do të ftohen në intervistë!
Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet me dokumente të pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.
Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:
☎️Mob: + 383 (0) 44 581 900 ose + 383 38 660 020
E-mail: apply@kosova.maarifschools.org
Shpallja ka skaduar