Financiere

EPPC Kosovo
E skaduar

EPPC Kosovokërkon një Financiere për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të shitjes dhe distribucionit në vend dhe në rajon të shumë brendeve ndërkombëtare.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbulon kontrollimin e faturave të shitjes dhe blerjes duke mbikëqyrur gjithë dokumentacionin përkatës;
  • Kontrollon regjistrimet e arkëtimeve dhe pagesave sipas llogarive;
  • Llogaritë dhe kontrollon pagesat, për tu siguruar që shumat dhe të dhënat janë të sakta;
  • Kontrollon inventarët në magazinë;
  • Regjistron promocionet e klientëve në programin financiar;
  • Rakordon kartelat me klientët dhe furnitorët sipas rastit; 
  • Harton dhe raporton raportin ditor të borxheve; 
  • Regjistron deklaratat e importit dhe përllogaritë kostot e importit për produkte;
  • Asiston CFO-në për përgatitjen e pasqyrave, analizave dhe raporteve financiare;
  • Bën përgatitjen e deklarimeve (përfshirë edhe TVSH-në) dhe i dërgon për aprovim te CFO-së;

 

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, preferohet dega Financë apo Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune së paku dy (2) vite në fushën e Kontabilitetit apo Financës;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe verbal në anglisht;
  • Njohuri të avancuara të pakos së Microsoft Office;
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve;
  • Të jetë e gatshme për të punuar me orar fleksibil kur është e nevojshme;
  • Të jetë në gjendje të punoj si në mënyrë të pavarur po ashtu edhe në ekip.

 

Të dhënat:

Pozicioni: Financiere;

Vendndodhja: Fushë Kosovë;

Paga: Konkurruese;

Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;

Aplikimet mbyllen: 27.11.2020.

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Financiere’ në adresën e e-mail-it:

kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Shpallja ka skaduar