Fotograf/e

Telegrafi
E skaduar

Shoku yt i ngushtë ka nevojë për TY – Telegrafi hap konkurs për Fotograf/e         

Përtej botës së informimit të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përçimit të lajmit në mënyrë të saktë e të shpejtë, Telegrafi është super-brendi shqiptar që në themelet e veta shquhet nga inovacioni dhe etja për t’u bërë pjesë e trendeve më bashkëkohore.

Si rrjedhojë, rëndësi të veçantë i kushtojmë suksesit të klientëve tanë të cilëve ua ofrojmë platformat më të fundit globale për promovimin e shërbimeve apo produkteve, si dhe për rritjen e shitjeve dhe fuqizimin e brendit.

Në kuadër të misionit për zgjerim të kompanisë dhe sjelljes së risive në tregun medial kosovar, Telegrafi.com hap konkurs edhe për pozitën Fotograf/e, ku punonjësi do të angazhohet për t’i përmbushur nevojat e kompanisë.

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive: 

  • Të ketë njohuri të bëjë fotografi komerciale (domosdoshme).
  • Të ketë përvojë pune.
  • Të ketë njohuri për editimin e fotografive.
  • Të jetë i/e gatshëm të punoj në teren dhe në studio të fotografisë dhe të përshtatet me ekip.
  • Të jetë në gjendje të siguroj fotografi profesionale në aktivitet protokollare dhe atyre në teren, të bëjë montazh video dhe të siguroj material të mjaftueshëm dhe të nevojshëm.
  • Propozon procesin e marrjes së fotografive e dhe videove që nga fillimi deri në përfundim të ngjarjeve, punëve, eventeve dhe çdo aktivitet tjetër që i caktohet.
  • Raporton për punët e kryera tek Kryeredaktori;
  • Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë ekipore edhe për aktivitete jashtë orarit zyrtar të punës;
  • Mban evidencë për të gjitha punët të cilat realizohen dhe i dorëzon për arkivim:
  • Të rishikoj fotografitë dhe videot me të mira dhe të propozoj për publikim si dhe aftësi në përdorim të pajisjeve të ndryshme fotografike me softuer përkatës.


Kualifikimi profesional dhe aftësitë:

  • Të këtë aftësi në programet për editim  të fotove dhe videove, në veçanti në programet Adobe Collection;
  • Të këtë së paku një (1) vjet përvojë pune profesionale;
  • Të këtë njohuri për pajisjet aparatet fotografike (kamerat dhe lentet);
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Certifikime tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Të këtë njohuri rreth punës dhe mirëmbajtjes së rrjeteve sociale.


Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe portfolio përmes e-mailit marketing@telegrafi.com

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë. 

Shpallja ka skaduar