Front-end Engineer (Javascript/Angular)

Celonis
E skaduar

Bëhuni pjesë e Celonis si Front-end Engineer (Javascript/Angular)

 

Kualifikimi i nevojshëm:

• Diplomë universitare në fushën e shkencave kompjuterike apo kualifikim ekuivalent

• Së paku 2 vjet përvojë në Front-end Development

• Njohuri në ndërtimin e produkteve komplekse në Javascript (idealisht edhe në Angular 7).

• Aftësi të mira të gjuhës angleze

 

Përgjegjësitë:

• Ndërtimi, dizajni dhe implementimi i features të reja në software.

• Implementimi i metodave të dobishme të API.

• Angazhimi në zhvillim të frontend-it me Angular, Typescript, HTML5 dhe SASS

• Krijimi i vizualizimeve inovative të të dhënave në fushën e analizës së procesit

 

Si të aplikoni?

• Duke u bazuar në përgjegjësitë dhe kualifikimet e paraqitura, ju lutem dërgojeni CV në adresën prishtina@celonis.com. Subjekti i e-mailit duhet të jetë: Aplikim për pozitën Front-End Engineer.

• Shpallje të ngjajshme do të hapen edhe gjatë javëve në vijim, ju lutem përcillni portalet e punës apo faqen tonë në Facebook.

• Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni në +383 49 108 103.

 

Pse është Celonis vendi më atraktiv për punësim:

• Produkti jonë kryesorë është Intelligent Business Cloud që paraqet veglën më të fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga IT.

• Ne jemi një kompani e udhëhequr nga teknologjia dhe si e tillë kemi zhvilluar databazën in-memory në C++ për analize të proceseve, framework në Java si dhe librari për komponente në Angular - të gjitha in-house.

• Kultura e kompanisë tonë përfshinë një staf mendjehapur, pajisje high-end për punë, pije dhe snacks në zyre, të premte argëtuese, organizime jashtë zyres, onboarding në Munich dhe një zyre inovative që përmban këndin e argëtimit, zërimin e avansuar, ventilimin e ajrit dhe gjelbrimin e brendshëm.

• Kompenzime të larta, employee stock options program dhe sigurim shëndetësor privat.

• Për ne është shumë me rëndësi që stafi jonë të ndihet i plotësuar në punë si dhe ta arrijë potencialin maksimal. Prandaj i kushtojmë shumë rëndësi programit tonë path to excellence i cili synon ti avancoj punonjësit në rank më të lartë duke synuar ekselencën.

Shpallja ka skaduar