KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës
Kualifikimet e nevojshme:
Përvoja:
Preferohet një (1) vit përvojë pune në gazetarinë online.
Dokumentet e kërkuara:
-Kopjen e diplomës së gradimit përkatës universitar (nëse posedon)
-CV (Curriculum Vitae)
-Letër motivuese
-Çdo dokument tjetër apo certifikatë që posedon e që u përshtatet kushteve të kërkuara, apo që ndihmon në shpërfaqjen e eksperiencës dhe njohurive më të avancuara mbi fushën e gazetarisë.
Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët
Telegrafi.com është portal i pavarur i lajmeve në gjuhën shqipe i themeluar në vitin 2006, me bazë kryesore në Prishtinë dhe seli të dytë në Maqedoni. Telegrafi për më shumë se një dekadë ka arritur të ruajë paanshmërinë dhe të jetë burim i lajmeve me kredibilitetin më të lartë në të gjithë trevat shqipfolëse. Misioni kryesor i Telegrafit është informimi i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke ruajtur fuqishëm epitetin e medias së pavarur dhe pozicionin si lider në fushën e medias online. Puna e shkëlqyer dhe korrekte e ekipit tonë e ka renditur Telegrafin si burimin kryesor të informimit në vend dhe rajon. Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të punonjësve në departamente të ndryshme, në Telegrafi numërohen miliona shfletime të lajmeve të lexuara çdo muaj.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatet e interesuara duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në e-mail adresën magazina@telegrafi.com [me subjektin APLIKIM PËR PUNË NË RUBRIKËN LIFESTYLE/MAGAZINA] deri me datë 16.06.2023.
Aplikimet e dërguara pas kësaj date nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen përmes e-mailit, për të vazhduar me fazën e intervistimit.