Gazetar/e për Rubrikën Magazina

Telegrafi
E skaduar

KONKURS      

Për plotësimin e vendit të punës GAZETAR/E PËR RUBRIKËN MAGAZINA  

Kualifikimet e nevojshme:  

  • Aftësi në të shkruar në gjuhën shqipe dhe komunikim.
  • Zotërimi i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur.
  • Preferohet të jetë i/e diplomuar apo student/e i/e Fakultetit të Gazetarisë apo Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike (Microsoft Office, Photoshop...). Gatishmëri për punë ekipore dhe aftësi për t’u përshtatur shpejt në ambient fleksibil pune.
  • Gatishmëri për ndryshim orari ditor dhe javor.

 

Përvoja:  

Preferohet një (1) vit përvojë pune në gazetarinë online.  
 

Dokumentet e kërkuara:  

  • CV (Curriculum Vitae)
  • Letër motivuese
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë që posedon dhe që ndihmon në shpërfaqjen e eksperiencës dhe njohurive më të avancuara mbi fushën e gazetarisë.

 

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët:  

Telegrafi.com është portal i pavarur i lajmeve në gjuhën shqipe i themeluar në vitin 2006, me bazë kryesore në Prishtinë dhe seli të dytë në Maqedoni. Telegrafi për më shumë se një dekadë ka arritur të ruajë paanshmërinë dhe të jetë burim i lajmeve me kredibilitetin më të lartë në të gjithë trevat shqipfolëse. Misioni kryesor i Telegrafit është informimi i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke ruajtur fuqishëm epitetin e medias së pavarur dhe pozicionin si lider në fushën e medias online. Puna e shkëlqyer dhe korrekte e ekipit tonë e ka renditur Telegrafin si burimin kryesor të informimit në vend dhe rajon. Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të punonjësve në departamente të ndryshme, në Telegrafi numërohen miliona shfletime të lajmeve të lexuara çdo muaj.

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në e-mail adresën magazina@telegrafi.com [me subjektin APLIKIM PËR PUNË PËR GAZETAR/E PËR RUBRIKËN MAGAZINA] deri me datë 13.01.2023.

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Shpallja ka skaduar