Bau Market me rastin e hapjes së pikës në Fushë Kosovë, është në kërkim të njëzet e katër (24)punëtorëve entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë
premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Shtatëmbëdhjetë (17), Vende të lira pune, në pozitë Shitës/e
→ Sektori i Veglave të Punës, Sektori i Ujësjellësit, Sektori i Elektrikës, Sektori i Paisjeve Shtëpijake, Sektori i Meremetimit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Kujdeset që të arrihen targetet e vendosura të shitjeve;
→ T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market;
→ Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
→ Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;
Benefitet:
→ 700.00 € Pagë Mujore;
→ Bonuse mujore (Me arritjen e targetit të planifikuar, përfitimi i bonusit mujor mund arrin deri në 20% të pagës mujore);
→ Trajnime profesionale;
Një (1), Vend i lirë pune, në pozitë Arkëtar/e Administrativ/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Kalkulimin, Faturimin, Fajllimin e faturave të shitjeve, blerjeve, kalulimeve dhe fletëdergesave;
→ Kontrollimin e librit të shitjes dhe blerjes, Kontrollimin e transfereve;
→ Regjistron pagesat në programin (Kubit) dhe Excel, realizon barazimet ditore të shitjeve të arkëtareve;
→ Bashkëpunon me Menaxherin dhe Burimet Njerëzore për përpilimin e dokumenteve dhe listës së pagave për punëtorët e njësisë;
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike’
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Benefitet:
→ 700.00 € Pagë Mujore;
→ Pagë të trembëdhjetë (13)
→ Trajnime profesional
Katër (4), Vende të lira pune, në pozitë Arkëtar/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Zbaton Vendimet e Menaxherit të pikës dhe delegimet nga eprorët;
→ Është i/e obliguar që të respektoj rregulloren e brendshme te kompanisë;
→ Përcjellë me kujdes çdo kupon fiskal gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;
→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;
→ Realizon pagesa dhe gjen saktësisht diferencë, është përgjegjëse për çdo diferncë të hollave në përmbyllje të ditës;
→ Fut artikujt në qese sapo të kryej pagesën;
→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;
→ I raporton Menaxherit të pikës në lidhje me çdo parregullësi gjatë shitjes, me programin ose arkën fiskale, dhe me të gjitha ankesat nga konsumatorët;
→ Duhet të ketë njohuri mbi programin e shitjes dhe t‘i njohë produktet që gjenden në Bau Market;
→ Duhet të jetë e njoftuar mbi të gjitha aksionet apo zbritjet, të cilat bëhen nga kompania;
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike’
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Benefitet:
→ 600.00 € Pagë Mujore;
→ Pagë të trembëdhjetë (13)
→ Trajnime profesionale;
Dy (2), Vende të lira pune, në pozitë Monitorues/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Vëzhgon me precizitet të gjitha kamerat në objektin e Bau Market-it, për ndonjë parregullsi eventuale;
→ Identifikon pikat me rrezik të lartë dhe implementon metoda dhe procedura të uljes së rrezikut
→ Kujdeset që në rast të çfarëdo akti të dëmtimit të Bau Market të ndiqen të gjitha procedurat e brendshme të kompanisë si dhe procedurat ligjore që kërkohen për aktin në fjalë.
→ Monitoron arkat vazhdimisht, monitoron orarin e punës, uniformat dhe sjelljen në përgjithësi të punonjësve (konform kodit të sjelljes), monitoron gjithë hapsirën e brendshme dhe të jashtme të
→Njofton Menaxherin për çdo situatë të dyshimtë, si p.sh: Ndonjë keqpërdorim eventual nga klientët, për ndonjë aksident i cili mund të ndodh në parking, për lëvizje të dyshimta apo jo të zakonshme të njerëzve, automjeteve që gjenden në Bau Market apo në perimetër të Bau Market-it;
→Para marrjes se çdo veprimi, duhet patjetër të konsultohet menaxheri i Bau Market-it, si dhe të dhënat nga vëzhgimi të trajtohen me kujdes dhe konfedencialitet të plotë;
→Të vendos shenja me udhëzime të qarta sipas dispozitave ligjore se objekti është nën vëzhgimin e kamerave;
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike’
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Benefitet:
→ 600.00 € Pagë Mujore;
→ Pagë të trembëdhjetë (13)
→ Trajnime profesionale;
Dokumentet e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu Në “subject”
ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës/e)
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 30.06.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.
Dergoni CV në: