Hulumtues i tregut/intervistues

Bambus Group
E skaduar

Bashkohuni me ekipin tonë. Apliko tani!

Pozicioni: Hulumtues i tregut/intervistues       Afati: 28 Shkurt

Po kërkojmë njerëz entuziastë dhe punëtorë për t'iu bashkuar ekipit tonë. Bambus Group është kompani e pavarur e hulumtimit të tregut, e themeluar në vitin 2014 në Prishtinë. Jemi të lokalizuar në 8 qytete të Kosovës, përkatësisht në Prishtinë, Gjakova, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan, Drenas dhe Pejë. Shërbimet tona janë të çertifikuara ndërkombëtarisht dhe ofrohen për tregun evropian dhe global. Ekipi ynë ofron shërbime në më shumë se 20 gjuhë dhe në 6 industri. A dëshironi të jeni njëri prej tyre? Jemi të lumtur t’ju mirëpresim!

Na kontaktoni nëse i përmbushni kërkesat më poshtë:

  • jeni të rrjedhshëm në gjuhën për të cilën po aplikoni (shihni gjuhët më poshtë);
  • jetoni në zonën e një prej zyrave tona (nuk i rilokalizojmë kandidatët);
  • të hapur dhe entuziastë;
  • keni aftësi shumë të mira komunikuese dhe jeni shumë të motivuar;
  • keni aftësi bazike kompjuterike;
  • jeni në dispozicion dhe dëshironi orar fleksibil;
  • doni të punoni në një kompani të njohur për hulumtimin e tregut ndërkombëtar.

 

Rrjedhshmëria e kërkuar (min Niveli B1 ose B2) në:

  • Gjuhën shqipe
  • Gjuhën arabe
  • Gjuhën bullgare
  • Gjuhën kineze
  • Gjuhën kroate
  • Gjuhën çeke
  • Gjuhën daneze
  • Gjuhën angleze
  • Gjuhën estoneze
  • Gjuhën perse
  • Gjuhën finlandeze
  • Gjuhën frënge 
  • Gjuhën gjermane
  • Gjuhën  greke
  • Gjuhën hungareze 
  • Gjuhën  islandeze
  • Gjuhën indoneze 
  • Gjuhën italiane
  • Gjuhën japoneze
  • Gjuhën koreane
  • Gjuhën letoneze
  • Gjuhën lituaneze
  • Gjuhën maqedone
  • Gjuhën malteze
  • Gjuhën malazeze
  • Gjuhën norvegjeze
  • Gjuhën polake
  • Gjuhën portugeze 
  • Gjuhën rumune
  • Gjuhën ruse
  • Gjuhën sllovake
  • Gjuhën sllovene
  • Gjuhën spanjolle 
  • Gjuhën suedeze
  • Gjuhën tai
  • Gjuhën turke
  • Gjuhën ukrainase
  • Gjuhën holandeze
  • Gjuhën boshnjake

 

Ku do të punoni?

  1. Drenas
  2. Ferizaj
  3. Gjakova
  4. Lipjani
  5. Mitrovica
  6. Peja
  7. Prishtina (Zyra Qendrore)
  8. Vushtrri

 

Kur do të punoni?
E hëne – e dielë prej 09:00 deri 21:00

Orët e punës:

Orari i plotë (8 orë)
Orari i pjesshëm (4 orë)

 

Bambus Group ju inkurajon të gjithëve që flisni rrjedhshëm një nga gjuhët e listuara dhe që dëshironi të jeni pjesë e një mjedisi social dhe miqësor ta dorëzoni një CV në jobs@bambusgroup.com deri më 28 Shkurt 2020.

Për më shumë informacione, na kontaktoni në: 038 60 60 12

Mezi po presim t’ju takojmë!

 

Shpallja ka skaduar