Hulumtues/e politikash

THIRRJE PËR APLIKIM

Pozita: Hulumtues/e politikash

Vendi: Prishtinë 

 

Mbi Grupin për Studime Juridike dhe Politike:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është organizatë e pavarur, jo-partiake dhe jo-fitimprurëse me seli në Prishtinë, Kosovë. Misioni i saj është të zhvillojë hulumtime politike kredibile në fushat e politikës, sundimit të ligjit dhe ekonomisë dhe të shtyjë përpara zgjidhjet e politikave që adresojnë dështimet dhe/ose të trajtojnë problemet në fushat e politikave në fjalë.

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë diplomën të nivelit master (preferohet në fushën e sundimit të ligjitadministratës publike, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë, apo Integrim Evropian)
  • Duhet të ketë së paku 5 vite përvojë pune të dëshmuar dhe të paktën 2 vite përvojë pune në hulumtime (e preferuar përvoja në ndonjë think-tank vendor ose të huaj);
  • Aftësitë të shkëlqyera komunikimi si me gojë ashtu edhe me shkrim;
  • Duhet të kenë njohuri të avancuara të gjuhës angleze;
  • Njohuritë e avancuara rreth politikbërjes, fushëveprimtarisë së think-tanks dhe aftësitë për të hartuar raporte në gjuhën shqipe dhe angleze janë të domosdoshme;
  • Aftësitë dhe gatishmëria për të punuar në mënyrë të pavarur ose me të tjerët është e domosdoshme;

 

Si të aplikohet?

Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni:

  • - CV-në tuaj (max 3 faqe)
  • - një letër motivimi, dhe
  • - të paktën një publikim/punim (në gjuhën shqipe ose angleze);[1]

 

Ju lutem vini re se të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në formatin PDF në adresën e mëposhtme: applications@legalpoliticalstudies.org  jo më vonë se 25 nëntor 2022. Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike. Vetëm kandidatët/et që përmbushin kriteret e lartëpërmendura do të kontaktohen.

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet nëse nuk u përmbahet kritereve të përcaktuara më lartë. 

[1]Psh. Tema e diplomës, hulumtime të realizuara gjatë studimeve, hulumtime/publike të publikuara në kuadër të përvojës së punës në të kaluarën etj.

Shpallja ka skaduar