THIRRJE PËR APLIKIM
Pozita: Hulumtues/e politikash
Vendi: Prishtinë
Mbi Grupin për Studime Juridike dhe Politike:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është organizatë e pavarur, jo-partiake dhe jo-fitimprurëse me seli në Prishtinë, Kosovë. Misioni i saj është të zhvillojë hulumtime politike kredibile në fushat e politikës, sundimit të ligjit dhe ekonomisë dhe të shtyjë përpara zgjidhjet e politikave që adresojnë dështimet dhe/ose të trajtojnë problemet në fushat e politikave në fjalë.
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte:
Si të aplikohet?
Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni:
- CV-në tuaj (max 3 faqe)
- një letër motivimi, dhe
- të paktën një publikim/punim (në gjuhën shqipe ose angleze);[1]
- dëshmi që vërtetojnë përvojën.
Mënyra e aplikimit
Ju lutem vini re se të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në formatin PDF në adresën e mëposhtme: applications@legalpoliticalstudies.org. Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike. Vetëm kandidatët/et që përmbushin kriteret e lartëpërmendura do të kontaktohen.
Mundësia për aplikim do të jetë e hapur në mënyrë të vazhdueshme dhe secili kandidat i interesuar mund të aplikoj për këto pozita në adresën applications@legalpoliticalstudies.org.
Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet nëse nuk u përmbahet kritereve të përcaktuara më lartë.
Lista e kandidatëve
GLPS krijon dhe azhurnon listën e personave të cilët kanë kaluar me sukses proceset e verifikimit të njohurive. GLPS ruan të drejtën që të zgjedh se me cilët nga kandidatët të krijoj marrëdhënie të punës gjithnjë duke u bazuar me nevojat dhe burimet që ka në dispozicion.
[1]Psh. Tema e diplomës, hulumtime të realizuara gjatë studimeve, hulumtime/publike të publikuara në kuadër të përvojës së punës në të kaluarën etj.
Shpallja ka skaduar