Në bazë të Ligjit të punës, Statutit të Kompanisë dhe Rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës Ndërmarrja Publike KRU”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë me dt: 18.03.2025 shpall këtë:
KONKURS
Për këtë vend të lirë të punës:
Një (1) Inkasant Sezonal, në Deçan
Për plotesimin e pozitës:
Një (1) Inkasant Sezonal në Deçan
Vendi i punës: Deçan
Paga: 350 Euro brutto/në muaj
Kohëzgjatja: 4 muaj (120 ditë) gjatë sezonit te ujitjes 05 Maj 2025 – 05 Shtator 2025;
Detyrat e punës janë:
-Të perfaqesojë Kompaninë me dinjitet dhe raportojë për çdo parregullsi në terren,
-Të bënë kontraktimin e ujit, shpërndarjen e ujit, dhe pagesat nga fermeret,
-T’i sqaroj konsumatorit përmbajtjen e faturës,
-Të siguroj mbledhjen e pagesave përmes faturimit për ujë të ujitjes nga fermeret dhe me rastin e pranimit (marrjes) se pagesave janë të obliguar që paraprakishte të leshojnë kontrata fermereve,
-Te japin dëftesen e pageses dhe menjëherë ti dorezojnë brenda ditës te Menaxheri i Njesisë, i cili me kohë dhe korrektesi do t’ia dorëzoj zyrës së financave,
-Inkasanti /Përgjegjës për hurdha peshku dhe separacione - duhet të jetë në gadishmëri 24 orë ndajë kërkesave të hurdhave të peshkut dhe separacioneve për sherbimet të cilat i ofron Kompania ndaj tyre, dhe për punët e tij i pergjigjet menaxherit të Njesisë dhe KE,
-Në ekzekutimin e detyrave të lartcekura, Inkasanti duhet gjithashtu të vëzhgojë dhe raportojë tek Inspektori –Pergjegjes i ujerave për ndonjë përdorim të jashtëligjshëm të ujit nga kanalet qe i menaxhon Kompania, pra për ndonje kyqje ilegale,
-Kujdesen për operim dhe mirëmbajtje të kanaleve si dhe bejnë pastrimin e kanaleve të ujitjes sipas planifikimit nga Menaxheri i Njesisë,
-Inkasantët i raportojnë menaxherit respektiv të Njësisë Operative rreth çështjeve të Raportimit për punën e kryer, si dhe rregullsinë e orarit dhe diciplines në punë (ardhje dhe shkuarje),
-Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera qe i ngarkohen nga Menaxheri i Njesisë dhe KE i Kompanisë.
Kushtet për themelimin e marrëdhënies së punës:
-Kualifikimi i mesëm shkollor,
-Përvoja e punës 1(një) vjeqare në lemi të ngjashme,
-Ai/Ajo duhet te jetë në gjëndje të punoj nën presion, të ketë moral të fortë për punë dhe integritet te nivelit te lartë,
-Vendimin për themelimin e marredhenies së punës e bjen Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë.
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
• Kopja e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës se punës,
• Diplomën shkollore fillor apo te mesme për kualifikimin e kërkuar - kopje,
• Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj,
• Kopja e Patent shoferit kategorisë ”B”.
Procesi i aplikimit:
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni Cv-ne tuaj me dëshmitë përkatëse në e-mail adresën adelina.qorkadiu@gmail.com.
Paraqitja e kërkesave:
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
Afati i Konkursit është 15 ditë, përkatesishtë deri me datë 01 Prill 2025 në ora 16:00.
Ndërmarrja Publike KRU ”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për testim dhe intervistë.