Denis Gafuri Consulting shpall mundësinë për Internship në fushën e ICT

Denis Gafuri Consulting ka kënaqësinë të ftojë të rinjtë entuziastë të bëhen pjesë e programit tonë të internship-it, një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillim personal dhe profesional.

Nëse jeni pasionant për teknologjinë dhe kërkoni të ndërtoni një karrierë të suksesshme në fushën e ICT-së, ky është hapi i duhur për ju!

Kriteret për aplikim:
• Mosha minimale: 19 vjeç
• Pa dallim gjinor
• Interesim në fushën e ICT-së
• Njohuri bazike në ICT
• Njohuri e gjuhës angleze

Detyrat dhe përgjegjësitë e kandidatit/es:
• Mirëmbajtja dhe përditësimi i uebfaqes së kompanisë
• Përgjigjja ndaj kërkesave të stafit për shërbime të lidhura me ICT
• Përmbushja e detyrave të tjera të caktuara në fushën e ICT-së, sipas nevojave të kompanisë

Përfitimet nga internship-i:
• Mundësi për të marrë pjesë në trajnime profesionale të ofruara nga kompania
• Ushqimi i përfshirë gjatë kohëzgjatjes së programit
• Mundësi punësimi pas përfundimit të programit, nëse tregohen rezultate të mira

Për më shumë informacione rreth përfitimeve dhe detajeve të tjera, do të dakordohemi gjatë intervistës.

Si të aplikoni:
Dërgoni një video prezantim të shkurtër (maksimum 2 minuta) ku prezantoni veten, interesin tuaj në fushën e ICT-së dhe arsyet pse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi.

Dërgoni videon tuaj në adresën e email-it: trajnime@denisgafuri.com

Apliko për këtë pozitë