• Detyrat e Inxhinierit të Ndërtimtarisë:
Ka për detyrë projektimin dhe mbikëqyrjen e objekteve shumëbanesore. Inxhinieri duhet të ketë përvojë pune që të merret me organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me projektin, paramasën, specifikimet teknike dhe standardet deri në certifikimin e punimeve dhe dorëzimin e objektit. Planifikon mënyrën e realizimit të objektivave dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre; Identifikon rreziqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato udhëheqësit të kompanisë/menaxherit; Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre.
• Njohuritë e Inxhinierit të Ndërtimtarisë:
Kandidati duhet të ketë njohuri dhe përvojë për punët (projektim dhe mbikëqyrje) e objekteve shumëbanesore, koordinimin e projektit me të gjitha fazat e tjera të nevojshme.
• Përgatitja profesionale dhe kualifikimet e nevojshme:
Të ketë përfunduar Fakultetin e Ndërtimtarisë. Diploma pasuniversitare përben avantazh. Mosha e preferuar është mbi 40 vjeç si dhe të ketë njohuri në përdorimin e aplikacioneve dhe programeve CAD, Microsoft Office etj.
• Dokumentet e kërkuara:
Kandidatët që janë të interesuar për një sfidë të re në një kompani prestigjioze janë të ftuar të paraqesin aplikimin e tyre elektronik (CV-në, Portfolion dhe rekomandimet eventuale) në info@tregtia.biz apo fizikisht në zyrat e kompanisë TREGTIA SH.P.K që gjenden në Magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë.
Shpallja ka skaduar